Panorama Sport (Albania)

Lushnja e karikuar, Magani: Të mundim Bylisin

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët kanë për funduar me përgatitje­t në kuadër të ndeshjes me Bylisin, që do ta luajnë sot, në orën 13: 30, në stadiumin "Roza Haxhiu". Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani kërkon të shfrytëzoj­ë faktorin fushë dhe sigurisht mbështetje­n e madhe që vjen nga publiku lushnjar. Rreth 3000 shikues pritet të ndjekin ndeshjen e sotme në mbështetje të skuadrës verdhejesh­ile dhe trajnerit Gugash Magani. Ky i fundit, në një prononcim për "Panorama Sport", theksoi se verdhejesh­ilët do të luajnë për gjithçka kundër Bylisit kryesues. "Vlerësim maksimal kundërshta­rit, sepse jo më kot është në këto pozita. Është kundërshta­r i vështirë, por, do të futemi në lojë për ta fituar ndeshjen. Situata është e mirë dhe nuk kemi dëmtime", ka thënë fillimisht Magani për gazetën. Trajneri peqinas që drejton Lushnjën këtë sezon, është i bindur se me tifozët në krahë, skuadra mund të thyejë këdo. "Ne do të futemi gjithçka për gjithçka, por duhet të na luajë mendja para këmbëve. Nuk kam asnjë pikë dyshimi, që publiku lushnjar do të jetë i shumtë në stadium", deklaroi trajneri. Ndërkohë, Lushnja nuk fiton me Bylisin në stadiumin "Roza Haxhiu" që nga 14 maji i vitit 2017, kur do të ngjitej për herë të fundit në Superiore. Në pesë përballjet e fundit skuadrat nga dy fitore secila dhe një barazim, i arritur më 5 mars 2022. Të verdhejesh­ilët do të mungojnë në këtë ndeshje delikate mesfushorë­t Serxhio Tabaku dhe Dejan Andoni, të cilët janë të pezulluar me nga 4 kartonë të verdhë. Nga ana tjetër, mbrojtësit Muça dhe Disha, do të vijojnë të mungojnë për shkak të dëmtimeve. Pas 18 javësh kampionat, Lushnja e sheh veten në vendin e shtatë me 22 pikë, duke qenë 4 pikë larg zonës që të jep një biletë për fazën "play off".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania