Panorama Sport (Albania)

Bellai: Të gjitha si finale, ekipi im nuk zhgënjen as sot

-

Arian Bellai beson te vazhdimësi­a e Bylisit edhe sot kundër Lushnjës në transfertë. Trajneri gjirokastr­it që drejton ballshiotë­t, në intervistë­n për "Panorama Sport", foli për rëndësinë e sfidës së sotme, por edhe merkaton e bërë. Skuadra ballshiote vjen e plotë në këtë takim, në një kohë që ka shumë rivalitet për formacioni­n.

Bellai, sot luani një duel force në Lushnjë. Si e prisni sfidën?

Në këtë periudhë do të jetë një malore akoma më e madhe për ne, sepse jemi skuadra për t'u mundur në Kategorinë e Parë. Të gjithë bëjnë llogari, por ne duhet që ta kalojmë me sukses çdo sfidë. Luajmë një ndeshje delikate, por që vlen 3 pikë dhe ne na duhet të jemi shumë vigjilentë. E kaluam Vorën, por po aq e vështirë është edhe Lushnja.

Sa e njihni kundërshta­rin e radhës?

E njoh mjaftueshë­m, aq sa i nevojitet një t rajneri për të dhënë më të mirën në ndërtimin e skemave dhe të hedhë në fushë një skuadër fituese. Respekte për stafin e Lushnjës, për skuadrën që kanë dhe tifozërinë e e tyre. Na duhet fitorja për të ruajtur ritmin.

Në transfertë keni qenë kockë e fortë këtë sezon, do të vazhdoni ta bëni?

Nuk i ngjan ndeshja-ndeshjes, por as skuadra-skuadrës, sidomos tashmë pas merkatos. Ekipet kanë ndryshuar, por që kur e kemi nisur kampionati­n, kemi treguar se mund të fitojmë në çdo fushë.

Keni mbyllur merkaton me gjashtë afrime, është Bylisi "top" për pjesën e mbetur të sezonit?

Kemi bërë një merkato për të qenë solidë në çdo repart, por sigurisht duke ndjekur politikat e klubit. Afruam lojtarë të rinj, që duke punuar dhe marrë hapësirat e duhura në Ballsh, jam i bindur që do të shpërthejn­ë dhe më pas në një të ardhmen mund të shiten nga klubi.

Kryesoni bashkë me Elbasanin, si e shikoni garën deri në fund?

Unë u them edhe lojtarëve, që vetëm në fund do të bëjmë llogaritë, edhe pse e meritojmë të jemi të parët. Mos harroni se kemi edhe një ndeshje më pak, pasi do të luajmë edhe kundër Kastriotit. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania