Panorama Sport (Albania)

Dede: Në sport s’ka hakmarrje, Elbasani tregon se kush është

Trajneri: Garën e kemi me veten, maratonë me pengesa

- VLADIMIR MEMA

“Flamurtari? Në shtëpinë tonë të gjithë motivohen”

Elbasani do të presë të dielën në shtëpi Flamurtari­n, në një ndeshje midis dy skuadrave të traditës, që kanë synim Superioren. Verdheblut­ë vijnë në këtë përballje me një moral më të lartë, pasi kanë fituar dy ndeshjet e para të vitit dhe ndihen disi më komodë në klasifikim. Trajneri Nevil Dede në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” para kësaj sfide, beson te gjendja optimale në të cilën vjen skuadra dhe eksperienc­a e djemve. “Morali është i duhuri, duke treguar edhe karakterin që fituam në një fushë të vështirë si Burreli, ku realisht shumë pak skuadra mund të dalin fituese aty. Më shqetëson mungesa e Grecës dhe të shpresojmë që të rikthehet sa më parë me grupin dhe kartoni i kuq i Peres. Problemati­ka ka edhe Kasa, por të gjitha këto besoj që grupi edhe djemtë kanë mundësinë për të mbyllur çdo boshllëk me kapacitete­t dhe eksperienc­ën që kanë”, u shpreh fillimisht tekniku kryeqyteta­s i Elbasanit.

REVANSHI – Flamurtari i ka mundur në ndeshjen e kaluar në Vlorë, por Dede nuk shikon si “hakmarrje”, por kërkon fitore edhe për tifozët. “Fjala revansh apo hakmarrje nuk shkon në sport. Në çdo përballje që kemi ne mundohemi mbi të gjitha të tregojmë se cilët jemi. T’u tregojmë tifozëve tanë që ne përmirësoh­emi çdo ditë dhe jemi me meritë aty ku jemi”, vijoi Dede. Sa i përket situatës që po kalon kundërshta­ri, tekniku verdheblu pohon se nuk ka shumë rëndësi kjo, pasi në Elbasan të gjithë motivohen, edhe kur duket se kanë problemati­ka. “Në qoftë se në një ambient sportiv flitet për një investim serioz, me qëllime afatgjata të klubit tonë, atëherë çdo skuadër ka një motivim ekstra. Përpos kësaj, të mos harrojmë faktin që numri i madh i tifozëve tanë, qyteti dhe stadiumi ynë, bën çdo kundërshta­r që të japë mbi maksimumin e tij. Është një motiv për të kënaqur njerëzit dhe ata do të vijnë për të dhënë më të mirën e tyre, nuk ka rëndësi se çfarë problemati­kash kanë”, pohoi Nevil Dede.

GARA – Aktualisht diferenca me Flamurtari­n është 10 pikë dhe një fitore e verdhebluv­e e thellon edhe më shumë, por Dede nuk bën llogaritë e kundërshta­rit që mund

të dalë jashtë gare. “Ne garën e kemi me veten dhe zhvillimet e skuadrës tonë. Kampionati është një maratonë e gjatë ku ka pengesa. Ka raste që nuk i kalojmë ashtu siç duhet, por në fund fare duam të vërtetojmë që ne po bëjmë mirë dhe është një klub që po zhvillohet dhe ndërtohet. Një skuadër që është në formim do kohën e saj. Çdo projekt apo qëllim i mirë në sport që nuk bëhet me një të shtypur butoni, ku mjaftohen të hidhen disa para edhe të arrihet gjithçka”, mbylli prononcimi­n e tij për gazetën trajneri i skuadrës së Elbasanit, Nevil Dede.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania