Panorama Sport (Albania)

Pashja: Me Tomorin nis kthesa, kemi zgjidhur merakun e golit

-

Besa vjen në duelin e sotëm ndaj Tomorit më e kompletuar se kurrë më parë, kjo falë afrimeve të shumta e cilësore në merkaton e dimrit. Pritet që kavajasit të kenë sot testin e parë të vërtetë, ndonëse harmonizim­i i grupit nuk ndodh me një seancë, apo me një javë. Rëndësi ka që verdhezinj­të kanë shumë më shumë alternativ­e sesa më parë. Ky takim pritet me një kuriozitet të shtuar për të parë sulmuesin Mustafa Ba, si dhe për afrimet e fundit në merkato. Nuk dihet nëse Mustafa Ba do të startojë nga minuta e parë apo do futet si zëvendësue­s. Për trajnerin Lorenc Pashja, është luks të kesh këto afrime, por kërkohet kohë në marrjen e maksimumit të tyre. “Afrimet e janarit i kanë dhënë Besës më shumë muskuj, forcë por edhe cilësi. Këtë e pashë në Vlorë ndaj Flamurtari­t, që realisht meritonim të fitonim. Afrimi

i Mustafa Ba është një vlerë e shtuar. Tani sfida jonë e vetme mbetet harmonizim­i i grupit dhe marrja e maksimumit nga secili”, tha trajneri. Duke u ndalur te sfida me Tomorin, Pashja shprehet se me grupin e fazës së parë, barazuan në Berat dhe ishte Besa që udhëhoqi dy herë. “Tomorin e njohim mirë, pasi na barazuan në fushën e tyre. Them na barazuan, pasi ishte Besa që udhëhoqi takimin me lojë e gola. Tani ne vijmë më të fortë dhe besoj kemi zgjidhur edhe merakun se kush e bën golin. Kemi disa alternativ­a në sulm. Mustafa

Ba do të na ndihmojë shumë. Në fushë do hyjmë jo me euforinë e afrimeve, pasi futbolli ka kapriçiot e tij. Në fushë do futemi me bindjen se jemi më lart se Tomori dhe këtë duhet ta demonstroj­më në fushën e lojës. Ua kam bërë të qartë lojtarëve se fitohet vetëm duke sakrifikua­r dhe duke u treguar i vëmendshëm në çdo situatë. Besoj fort te fitorja edhe si një autokritik­ë për gabimet që kemi bërë. Tani nis kthesa e madhe, që lidhet me fatet e Besës”, përfundoi trajneri Lorenc Pashja. FERIZ FERIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania