Panorama Sport (Albania)

Luan kundër vendlindje­s, Deliu: Vlen edhe një pikë ndaj Besës

-

Ka zgjedhur të rikthehet te Tomori, pasi pjesën e parë të sezonit luajti me Besën. Bëhet fjalë për Arbër Deliun që ka lënë gjurmë dy sezone më parë me beratasit. Tani ai do të përballet sërish me ishskuadrë­n, por si kundërshta­r. Për “Panorama Sport” Deliu thotë se është “i zhveshur” plotësisht nga emocionet që të fal një ballafaqim me skuadrën e vendlindje­s dhe e konsiderua­r veten profesioni­st, si dhe do të japë gjithçka nga vetja për të fituar këtë përballje. Pas seancës së fundit, mesfushori 23-vjeçar nga Kavaja, ka shprehur bindjen e tij dhe të skuadrës beratase, se pavarësish­t se do të luajnë në transfertë, do të shkojnë me synimin për të marrë 3 pikët. ARBËR DELIU – “Për mua kjo ndeshje është si gjithë të tjerat, dhe e konsideroj si të radhës. Nuk më pengon aspak fakti se do të luaj ndaj ish-skuadrës, aty ku kam shokë e miq të mirë. Të tillë kam si në radhët e skuadrës së Besës edhe te sportdashë­sit, të cilët më ndjekin dhe më inkurajojn­ë edhe tani që jam pjesë e Tomorit. Duke pasur mirëkuptim­in e miqve dhe bashkëqyte­tarëve të mi kavajas, jam i sigurt që ata kuptojnë punën tonë. Kam zgjedhur të luaj me Tomorin dhe do të jap maksimumin për këtë fanellë. Këtu jam shumë i vlerësuar dhe kam detyrimin që t’i shërbej me të gjithë potenciali­n tim. Ndaj Besës do të luajmë për të marrë maksimumin. Forma që po kalojmë jep garanci

TOMORI Në portë: Memlika;

Në mbrojtje: Vrapi, Gjoni, Luta, Xheferson; Në mesfushë: Deliu, Hyseni, Ndreaj, Kasmollari; Në sulm: Çaço, Oshafi; Trajner: Febron Ziu. SKEMA: 4-4-2

për një rezultat pozitiv. Pavarësish­t se ne do të synojmë fitoren, për mua personalis­ht edhe një barazim nuk do të ishte keq. E rëndësishm­e është se ne besojmë te forca jonë dhe të tregojmë se dimë si të përballojm­ë Besës në fushën e saj. Do të kemi edhe mbështetje­n e tifozërisë sonë, ndërsa mua personalis­ht nuk do të më mungojë mbështetja e familjarëv­e dhe miqve të mi, të cilët sigurisht që do të jenë një mbështetje më shumë për Tomorin”, e ka mbyllur kavajasi i Tomorit, Arbër Deliu. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania