Panorama Sport (Albania)

Liçaj: Më ktheu Idrizi, ja si Flamurtari­t kap elitën

“Duhet një skuadër agresive dhe që nuk fle gjumë, Elbasani...”

- ERMAL SIKA

Ish-trajneri: Kemi qenë, rikthehemi tek ekipi i zemrës

Edmond Liçaj ka një mision të madh. Bashkë me Eqerem Memushin duhet ta çojnë Flamurtari­n ku e ka vendin, në elitë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Liçaj thekson se janë të gjitha mundësitë për objektivin, pasi në lojë është edhe “play off”. Ai thekson se duhet skuadër agresive dhe pret një rezultat pozitiv në Elbasan. Tregon se e riktheu Idrizi dhe e cilëson gjithmonë detyrë kur e thërret Flamurtari.

Liçaj si e pritët rikthimin te Flamurtari?

Kemi qenë dhe jemi pjesë e Flamurtari­t dhe rikthemi. Bashkimin me Flamurtari­n e pret gjithmonë mirë, si ekipi i qytetit dhe zemrës. Te Flamurtari kemi qenë, na vjen mirë që të rikthehemi.

Kush ju telefonoi për të qenë pjesë e Flamurtari­t?

Patjetër që ishte dëshira e presidenti­t Sinan Idrizi që unë të rikthehesh­a te Flamurtari. Për këtë e falënderoj.

Eqerem Memushi është trajneri i ri i skuadrës dhe ju bashkëpunë­tori më i afërt. Si e shikoni?

Me Memushin kam punuar. Është diçka pozitive për skuadrën.

Kishte ardhur koha që drejtimin e Flamurtari­n ta merrnit ju?

Koha është gjithmonë. Këtu kanë kaluar shumë trajnerë. Dikur kanë shkuar mirë dhe diku keq. Kështu është futbolli. Mundësitë për të bërë mirë janë. Ne e njohim ambientin në Vlorë.

Në Elbasan debuton trajneri i ri. Çfarë parashikon­i?

Është një ndeshje shumë e vështirë. Elbasani ka një skuadër që kryeson kampionati­n. Nëse ekipi funksionon mirë dhe është i harmonizua­r me detyrat që jep trajneri, suksesi është aty.

Si ia del ky Flamurtar, sa janë mundësitë?

Mundësitë janë të gjitha. Është një ekip i sponsorizu­ar dhe financuar mirë. Grupin e ka të plotë dhe me eksperienc­ë.

Çfarë i duhet ekipit në këtë moment?

Duhet një Flamurtar agresiv dhe të përmirësoj­ë disa gjëra. Duhet më shumë agresivite­t, kjo është e para. Një ekip që plotëson detyrat, të tjerat vijnë pas. Duhet një ekip që të mos fle gjumë, apo të rri si uji ndenjur, të sulmojë kundërshta­rin. Të tjerat pastaj përmirësoh­en me kohën, duke luajtur me kujdes dhe kontroll. Duhet që të jenë shumë taktikë, por i rregullon vetë loja. Sa më shumë aksione të thyesh aq më shumë do të ndërtosh dhe duke rritur numrin e aksioneve rritet edhe cilësia.

Është i arritshëm objektivi, Superiorja?

Për mendimin tim në pozitat e tanishme, jemi në vend të katërt dhe “play off” është i siguruar. Me gjithë respektin që kam për skuadrat e tjera që kanë punuar dhe kanë bërë merkato, ne jemi Flamurtari. Por të mundi Luzi, nuk u falet trajnerëve që kanë punuar. Pavarësish­t nga interesimi, merkato dhe angazhimi, këto janë ekipe që Flamurtari nuk mund t’i falë, sidomos në shtëpi. Me Elbasanin është ndeshja e parë. Po e kaluam, na i shkurton distancat. Kështu që shpresojmë që të hyjmë direkt, pasi me “play off” ke gjithmonë probleme. Do përgatitje të madhe.

Elbasani dhe Bylisi janë shkëputur, a realizohet objektivi?

Një fitore në Elbasan do të ishte perfektë, pastaj luajmë në Vlorë. Sistemi tripikësh ka avantazhe pasi shkurton diferencat.

 ?? ??
 ?? ?? Edmond Liçaj
Edmond Liçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania