Panorama Sport (Albania)

Broja: Dua të tregoj veten, Fulham zgjedhja e duhur

“Afër stadiumit jam rritur, dëmtimi nuk ka ndikuar tek unë”

-

Sulmuesi debuton sot: Ekipin e ndihmoj me gola dhe asiste

Armando Broja ka zhvilluar stër vitjen e parë me Fulhamin dje dhe pritet të debutojë sot në transfertë­n me Bërnlin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u huazua deri në fund të sezonit po në Premier Ligë dhe gjatë prezantimi­t dha edhe intervistë­n e parë në mediat e klubit të Fulhamit.

Armando, cila është ndjesia e parë që ndodheni këtu?

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët, menaxherin dhe të luaj për tifozët. Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në “Craven Cottage” dhe t’i takoj të gjithë.

Një huazim që erdhi në limitet e mbylljes së merkatos, disa ekipe ishin pas jush, pse këtu?

Normale që nuk ishte e lehtë. Bisedova me familjen time, me menaxherin. Për mua, Fulhami ishte klubi më i mirë nga ata klube që më kërkonin. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë. Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu. Ka pasur numra “9” të shkëlqyer më përpara. Mitroviç ka qenë këtu, ka shënuar shumë gola. Po ashtu nuk është shumë larg nga ku unë jam rritur. E kam dëgjuar atmosferën që bëhet në stadium. Duket një ambient i njohur për mua. Kështu ishte më mirë.

Stadiumi ju duket i njohur sepse i keni shënuar Fulhamit golin e vetëm në kampionat...

(Qesh) Është atmosferë e jashtëzako­nshme. Kur jeni aty i ndjeni tifozët, sepse janë shumë afër Çelsit, ka një rivalitet. Është shumë ndjenjë e mirë të luash në atë fushë.

Ju keni luajtur në “Stamford Bridge”, por sa dini për mënyrën se si luan Fulhami?

Kam ndjekur shumë ndeshje të klubeve dhe kam parë mënyrën se si ekipi luan dhe se si shënon dhe më ka pëlqyer ajo që bën trajneri këtu. Ishte shumë bukur dhe një futboll i mirë.

Keni pasur disa huazime më parë, po këtë herë çfarë

doni të arrini?

Për mua, do të doja që të ndihmoja sa më shumë që të mundem ekipin, të ndihmoj sa më shumë trajnerin. Ju e dini, siç e thashë, të shënoj gola dhe të jap asiste dhe... të punoj fort për ekipin. Kjo është ajo që unë dua, ju e

dini. E di që jam kthyer nga një dëmtim i rëndë por…

Do të ngre sërish pretendime­t e mia dhe do t’iu tregoj të gjithëve se kush jam në të vërtetë dhe kjo është ajo që mezi pres me padurim. Dua të tregoj se dëmtimi nuk ka ndikuar tek unë dhe të shtyj

fort përpara. Do të përpiqem të ndihmoj me sa mundësi kam, të jem një person i mirë në klub. Po, dua që ta bëj këtë.

Do të jeni shok në sulm me Raul Himenes dhe do të punoni me të?

E njoh atë që më përpara.

Ka shënuar shumë gola dhe është një “top” sulmues në Premier Ligë. E njeh mirë kampionati­n dhe e di shumë mirë sesi luhet në Angli. Është njeriu i duhur për të mësuar prej tij dhe mezi po pres që ta bëj këtë nga një sulmues si ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania