Panorama Sport (Albania)

Odise Roshi gol fitoreje, Muçi shënon sërish në miqësore

Fieraku afron ekipin me Superligën turke, 4 rrjeta deri tani

-

Odise Roshi në kampionat dhe Ernest Muçi në miqësore, të dy lojtarët e Kombëtares kanë gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme me klubet e tyre respektive. Roshi i dhuroi fitoren ekipit të tij në shtëpi, ndërsa Muçi shënon në miqësoren e dytë radhazi, pas asaj të pak ditëve më parë.

ROSHI- Odise Roshi ishte protagonis­ti absolut i Sakarjaspo­r duke i sjellë fitoren në duelin kundër Bandirmasp­or në kampionat. Në minutën e 67- ë, mesfushori i Kombëtares goditi siç duhet me kokë topin për ta çuar në rrjetë pas një krosimi të ardhur nga këndorja. Ky ishte edhe goli i vetëm i këtij takimi dhe numri katër këtë sezon për Roshin në ligën e parë turke. Fieraku vijon të ndihmojë ekipin e tij për tu ngjitur në Superligë, teksa me këtë tri pikësh e ka afruar edhe më shumë me kreun.

MUÇI- Legia e Varshavës po kryen fazën përgatitor­e përpara rifillimit të kampionati­t, teksa Ernest Muçi vazhdon të jetë protagonis­t. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës në miqësore, pas asaj me Dinamon e Kievit pak ditë më parë, kësaj radhe goli erdhi kundër Rzezov. Në minutën e 38-ë, Muçi mori një top në zonë dhe goditi duke mposhtur portierin kundërshta­r dhe duke vendosur baraspeshë­n, teksa rezultati u përmbys më vonë nga shokët e tij të skuadrës. Javën tjetër do të rifillojë edhe faza e dytë në kampionati­n polak, ku Muçi do të kërkojë të ruajë formën e mirë deri në afrimin e kampionati­t Europian me Shqipërinë. Deri tani, në të gjitha kompeticio­net që ka luajtur me Legian e Varshavës për këtë sezon, Muçi ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 34 ndeshje të luajtura.

 ?? ?? Odise Roshi, 32 vjeç
Odise Roshi, 32 vjeç
 ?? ?? Ernest Muçi, 22 vjeç
Ernest Muçi, 22 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania