Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja është superfuqi, “asfalton” edhe Kamzën

- ABDULLA DUSHKU

Me 12 fitore në po kaq ndeshje të zhvillu ara dhe me bilanc pozitiv koshash 1263:842, Besëlidhja vijon ecurinë perfekte në kampionati­n kombëtar të basketboll­it për meshkuj, duke kryesuar me pikë të plota. Suksesi i radhës për lezhjanët e Afrim Bilalit erdhi në takimin e djeshëm kundër Kamzës. Besëlidhja triumfoi me rezultatin e thellë 61-86 (12-28, 1618, 15-15, 18-25) në palestrën "Halit Ëoka" në Bathore. Një ndeshje pa histori, që i pa lezhjanët në kryesim gjatë gjithë kohës. Sfida u hap me 2 pikët e para të Besëlidhje­s, me autor Eldi Hysën që në aksionin e parë, ndërsa vrullin e lezhjanëve e ndali përkohësis­ht një defekt në tabelën elektronik­e, që solli që në fillim ndërprerje­n e lojës për gati 3 minuta. Por, me rifillimin e lojës rinisi edhe dominimi i miqve, duke e çuar epërsinë në 0-13, ndërsa për të parë koshin e parë të Kamzës u nevojitën më shumë se 4 minuta lojë. Perioda e parë mbyllet 12-28 për Besëlidhje­n, që thuajse e hipotekon suksesin që në çerekun e parë, për ta kontrollua­r më pas me qetësi takimin deri në fund. Pesë lojtarë të Besëlidhje­s shkuan në kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa rendimenti­n më të lartë e kishin Marquardt me 20 pikë e 7 kërcime si dhe Hysa me 16 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime. Për Kamzën nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer nga Keyes, MVP me 25 pikë dhe 15 kërcime. Kjo ishte humbja e tretë në kampionat për

Kamzën, dy nga të cilat ia ka shkaktuar Besëlidhja, me kamzalinjt­ë e Eni Llazanit që renditen në vend të dytë. Java e 13-të do të vijojë sot me takimet Partizani-skënderbeu, TeutaApolo­nia dhe Fieri-elbasani, për t'u mbyllur të dielën me sfidën Vllaznia-tirana.

 ?? ?? Moment nga fillimi i ndeshjes Kamza-besëlidhja
Moment nga fillimi i ndeshjes Kamza-besëlidhja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania