Panorama Sport (Albania)

Pioli: Konte nuk më shqetëson, s’më tremb shkarkimi

“Milani i fortë, Kapelo gabon që na rendit të 11-tët”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dilema për të ardhmen, ndryshohen goditësit e 11-m

Mes zërave për një shkarkim në fund të sezonit dhe dëshirat për të reaguar pas barazimit të fundit kundër Bolonjës. Ishin këto dy paralelet qe karakteriz­uan javën e Stefano Piolit i cili ka folur në konferencë për shtyp në kuadër të sfidës së sotme ndaj Frozinones.

Si reagoi skuadra pas Bolonjës?

Konsumuam një darkë që e kishim programuar më parë dhe me sa duket na shërbeu edhe për t’u ballafaqua­r mes nesh. Vura re që djemtë janë të ndërgjegjs­hëm për momentin që po kalojmë dhe se mund të marrim ende kënaqësi nga ky sezon.

Ju mërzisin zërat për pankinën tuaj dhe Konten?

Më shumë se sa mërzi është bezdi, megjithatë futbolli modern i ka këto dhe nuk jam i shqetësuar. Rëndësi ka që gjithsecil­i në këtë grup ka dëshirë të tregojë vetën.

Ka ndryshime në listën e goditësve të penalltive?

Ka dhe do t’ia komunikoj djemve përpara ndeshjes.

Përse nuk ndërhytë në merkato pavarësish­t se ishit ankuar disa herë?

Sepse nuk u shfaqën mundësi që të përkonin me kërkesat tona. Kërkonim një lojtar niveli dhe të gatshëm, çka nuk rezultoi e mundur. Mund të kishim mbajtur Pelegrinon, por kishte nevojë për minutazh të cilin nuk ja garantoja dot.

Sipas Kapelos Milani nuk ka shumë cilësi. Ju si mendoni?

Epo nuk mund të shkojmë aq prapa në kohë sa të gjykojmë lëvizje si ato të Çalhanoglu­së dhe Kesit. Mua më pëlqen grupi dhe jam disi i zhgënjyer për disa rezultate, por nuk jemi për mesin e renditjes.

Çfarë problemi ka prapavija që pëson aq shumë?

Asnjë në nivel individësh, por vuajmë në vendosmëri, organizim dhe komunikim. Këto janë aspektet ku nevojitet përmirësim.

Mendoni se kjo skuadër vrapon keq kur i duhet të tërhiqet?

Ne kemi një stil loje ku preferojmë të vrapojmë përpara, duke ndërprerë rritjen e lojës së kundërshta­rit në një zonë të fushës ku mund ta vësh në vështirësi. Po të kthehemi pas penalltisë së Bolonjës në minutën e 93- të, e gjithë skuadra ishte pas linjës së to

pit dhe do të kishte mjaftuar të komunikoni­m dhe të pozicionoh­eshim më mirë.

Do të vinit bast për këtë grup në lidhje me objektivat?

Besoj te djemtë dhe jam i bindur që jemi në nivel të lartë teknikisht dhe moralisht.

Çfarë dallimi do të ketë

kjo ndeshje krahasuar me fazën e parë?

Duhet të fitojmë bindshëm edhe me lojë sepse në ndeshjen e parë na nderoi vetëm rezultati. Frozione në shtëpi është e rrezikshme dhe parashikoj vështirësi.

Çfarë i mungon Milanit

për të qenë stabël në Europë dhe për titullin?

Pak fat dhe më shumë konkretësi. Më pas do të duhet edhe të mësohemi për të luajtur në ato nivele. Sa për titullin, do të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje nga tani e tutje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania