Panorama Sport (Albania)

Dueli global, Inter-juve premton spektakël e rekorde

Zikaltrit do të arkëtojnë gati 7 milionë euro nga biletat

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Sytë në “San Siro”, transmetoh­et në 180 shtete

Të fiksuarit pas reko rdeve kanë nisur që të nxjerrin shënimet. Në pritje të sfidës Inter-juventus për të rifreskuar të dhënat. Së pari stadiumi “San Siro” do të jetë i mbushur në çdo cep të tijin dhe nuk do të ketë vende bosh. Kjo ndeshje do të sjellë të ardhura rekord për zikaltrit dhe do të parakalojë edhe derbin Inter-milan, i luajtur në 16 shtatorin e kaluar kur u arkëtuan 6.3 milion euro. Kjo shifër është e dyta më e lartë në të gjithë klasifikim­in historik të arkëtimeve për ndeshje në Serinë A. Një renditje, që sikur të jetë e bërë me dorë, pasi në vendin e parë është ndeshja InterJuven­tus e luajtur në tetorin e vitit 2019 dhe zikaltrit futën në arkat e tyre 6.6 milionë euro. Por ky rekord mund të rrezikohet pikërisht ditën e nesërme në mbrëmje, kur të publikohet shifra zyrtare e tifozëve prezentë në “Meazza”. Për të qëndruar tek interesimi që ka për këtë ndeshje, sfida mes zikaltërve dhe bardhezinj­ve do të ndiqet thuajse në të gjithë botën. Të drejtat televizive të derbit janë të blera nga 62 kompani të ndryshme, por në fakt ndeshja do të transmetoh­et në 180 shtete të ndryshme. Të gjithë të ulur përpara televizorë­ve apo kompjuterë­ve për të mos humbur asnjë sekondë nga spektakli i një ndeshje që mund të vlejë sa titulli kampion në Itali.

ÇFARË IMPAKTI- Interi vjen i freskët nga finalja e Superkupës së Italisë kundër Napolit që u transmetua në 160 vende të ndryshme dhe të drejtat televizive u blenë nga 40 kompani, shifra inferiore

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania