Panorama Sport (Albania)

Ish-trajneri, elozhe Asllanit: E patë që mund të luajë si titullar

Bushe: Mund të jetë organizato­ri i së ardhmes, por Interi ka presion

-

Antonio Bushe ka pasur shumë futbollist­ë të talentuar tek Interi, sidomos në sektorin e moshave dhe ai që luan aktualisht në skuadrën më të fortë është Kristjan Asllani. Por a ishte kalimi në ekipin zikaltër hapi i duhur në karrierën e tij? Ish-trajneri që e njeh mirë është përgjigjur për mediat italiane. “Unë kam pasur fatin që kam punuar me Asllanin dhe me shumë djem të talentuar. Dua t’i falënderoj. Kam folur me Kristjanin gjatë këtyre ditëve dhe më falënderon, por jam unë ai që duhet ta bëj. Ai është nga ata lojtarë që ndoshta mund të ishte larguar nga Empoli nëse nuk do të isha unë trajneri.

Menaxheri më tregoi dikur se i ati donte ta largonte nga skuadra. Nuk dua të marr meritat, por nëse kujtohem mirë ka shumë raste të ngjashme. Kur unë isha trajner, ata besuan shumë dhe fituan disa aspekte të rëndësishm­e në nivelin teknik dhe karakteria­l”, thotë fillimisht Bushe. T’I JAPIN BESIM- Më tej ai shpjegon faktin se mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të jetë titullar në skuadrën e Interit dhe thjesht duhet t’i besojnë. “Unë e kam pasur për 4 sezone dhe fituam titullin kampion me të rinjtë. Sigurisht që kur të merr Interi, duhet të shkosh, por aty nis një rrugëtim i ri. Prisja që të luante pak më shumë, por sa herë është thërritur në apel e ka dhënë kontributi­n e tij. Ndaj Fiorentinë­s ishte një nga më të mirët në fushë. Inzagi po e menaxhon deri diku mirë, për të mos thënë shkëlqyer sepse po luan pak. Por mos harroni që përpara në hierarki ka një lojtar si Calhanoglu që po bën një kampionat të jashtëzako­nshëm. Kristjan duhet të presë momentin e tij sepse e ka të gjithë karrierën përpara. Shpresoj që të jetë mesfushori titullar i Interit për 23 vite. Është një skuadër që lufton për trofe dhe do të fitojë gjithçka. Nuk është e lehtë sepse presioni është i madh. Duan edhe ta mbrojnë”, përfundoi ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania