Panorama Sport (Albania)

“Interi s’ka asgjë më shumë se ne, më tremb vetëm Çalhanoglu­ja...”

-

Vojçeh Shezni karikon Juventusin në pritje të “Derbit të Italisë”, ku pa dyshim që edhe ai së bashku me Jan Zomerin nga ana tjetër e fushës do të kenë rëndësinë e tyre, për të frenuar topat që i vinë drejt rrjetës. “Interi është pa dyshim shumë i fortë, por nuk më vjen ta them se ka diçka më shumë sesa ne. Po, është e vërtetë se shënojnë shumë dhe pësojnë shumë pak. Po e përsërisin këtë prej të gjithë sezonit, por ne do të shhkojmë në ‘San Siro’ për të shpresuar se pas asaj sfide do të dalim me një rezultat të rëndësishë­m”. Polaku i portës së Juventusit, përveç stërvitjev­e, pranon se ka nisur që të studiojë edhe veçmas në shtëpi, ku prioritet i tij janë Çalhanoglu dhe Lautaro: “Mendoj se po e përgatisim shumë mirë ndeshjen, por në të njëjtën kohë unë po bëj edhe disa studime personale. Po shoh prej disa ditësh mënyrën e goditjeve të penalltive të Çalhanoglu­së dhe të Lautaro Martinezit, pasi janë vërtet dy goditës shumë të mirë. Por unë shpresoj që në Milano të mos kemi një penallti. Më shumë më tremb Çalhanoglu, sepse në të gjitha penalltitë që i kam parë, ai gjithmonë e ka karikuar këmbën në mënyra të ndryshme dhe për portierët bëhet gati e pamundur që t’ia presin”. Lidhur me faktin nëse kjo sfidë do të vendosë titullin kampion, Shezni nuk e beson, edhe pse... “Sido që të përfundojë InterJuve, deri në fund do të duhet edhe 14-15 ndeshje të tjera, kështu që kohë për të rikuperuar ka. Nuk mendoj se këto tri pikë do të zgjidhin çështjen e titullit, ndonëse një drejtim të rëndësishë­m rrugës drejt finishit pa dyshim që do ia japin”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania