Panorama Sport (Albania)

Interi kërkon rekordin e Mançinit, Vlahoviç do të thyejë tabunë San Siro

-

* Interi është skuadra që Juventusi e ka mundur më së shumti në Serinë A, ekzaktësis­ht në 87 ndeshje. Duelet e tjera kanë përfunduar 46 barazime dhe 48 fitore në favor të Interit.

* Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e fazës së parë, Interi dhe Juventusi mund të barazojnë dy ndeshjet sezonale të kampionati­t për herë të parë nga sezoni 2001-2002 (kur përfundoi pa gola në “Delle Alpi” dhe 2-2 në shtëpinë e zikaltërve. * Juventusi ka fituar ndeshjen e fundit të luajtur në transfertë në Serinë A ndaj Interit pa pësuar gol dhe nuk arrin 2 fitore radhazi pa pësuar në këtë kompeticio­n që në sezonin 1977, kur në pankinë ishte Xhovani Trapatoni.

* Në vitin 2024 Interi ka fituar 5 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticio­net duke mbajtur portën të paprekur në 3 prej tyre. Por në total, skuadra zikaltër nuk fiton 6 ndeshjet e para të luajtura në një vit kalendarik që nga 2007, kur trajner

i skuadrës ishte Roberto Mançini.

* Interi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në secilën prej 21 ndeshjeve të luajtura në Serinë A këtë sezon dhe mund të bëhet skuadra e dytë në histori që ka shënuar të paktën në 22 ndeshje radhazi pas Juventusit

që ia ka dalë në 4 sezone (19571958, 2005-2006, 2013-2014, 2018-2019).

* Juventusi ka arritur të grumbulloj­ë 53 pikë pas 22 ndeshjesh të luajtura në këtë kampionat falë 16 fitoreve, 5 barazimeve dhe 1 humbjeje. Në 10 rastet e mëparshme kur

kanë pasur kaq shumë pikë në këtë javë të turneut kanë dalë kampionët e Italisë. * Juventusi ka barazuar në ndeshjen e fundit të luajtur në Serinë A ( 1- 1 ndaj Empolit) dhe nuk merr 2 barazime radhazi në këtë kompeticio­n që nga shtatori i vitit 2022 me

Fiorentinë­n dhe Salernitan­ën. * Interi (13) dhe Juventusi (12) janë dy formacione­t që kanë mbajtur më së shumti portën e paprekur dhe kanë pësuar më pak goditje në kuadrat (60 dhe 61) dhe më pak gola (10-13) në këtë Serie A.

* Lautaro Martinez, i cili shënoi në ndeshjen e parë kundër Juventusit nuk e ka gjetur dot kurrë rrugën e rrjetës 2 herë radhazi kundër bardhezinj­ve. Në total ka shënuar 19 gola në 19 ndeshje në këtë kampionat. Mund të bëhet lojtari i tretë në historinë e Interit që shënon të paktën 20 gola për 3 sezone radhazi pas Meazës dhe Niers. * Dushan Vlahoviç nuk ka gjetur kurrë rrugën e rrjetës në 7 ndeshje të luajtura në “Xhuzepe Meaza” kundër Interit dhe Milanit në të gjitha kompeticio­net. Ky është stadiumi ku ka luajtur më shumë ndeshje pa gjetur golin që kur ka milituar në Serinë A italiane.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania