Panorama Sport (Albania)

Dhurata përpara Juves, Interi merr Zielinskin Napoli e përjashton nga “Championsi”, do firmosë për 4 vite

-

Pas Taremit një tjetër goditje për trajnerin Simone Inzagi

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Tani ndodhi edhe kalimi burokratik. Piotr Zielinski është lojtari më i ri i Interit. Në rregull, do të jetë, në kuptimin që firma ende nuk është hedhur në kontratë. Megjithatë pritet të ndodhë brenda 15-20 ditëve. Skuadra e Zhangut ka informuar Napolin që është në bisedime me mesfushori­n polak (kështu është rregullorj­a për futbollist­ët që janë në skadencë kontrate në qershor). Është e njëjta lëvizje që bënë zikaltrit edhe për Taremin. Por në shumicën e rasteve, kur lajmërohet klubi, do të thotë se marrëveshj­a është e arritur dhe e blinduar.

NAPOLI E PËRJASHTON­Në fakt bisedimet mes Interit dhe Zielinskit kanë qenë pozitive. Agjenti dhe shoqëria zikaltër kanë arritur marrëveshj­en për 4 sezonet e ardhshme, por mbetet të kuptohet nëse kontrata e tij do të skadojë në vitin 2028 apo në 2027 me të drejtën e rinovimit për një vit tjetër. Lojtari do të përfitojë një rrogë 4,5 milionë euro plus bonuset. Në total mund të kalojë 5 milionë eurot. Sipas parashikim­eve, firma në kontratë do të vijë në mesin e muajit shkurt, pas ndeshjeve në Champions kundër Atletikos së Madridit. Ndërkohë, Napoli zyrtarisht e ka përjashtua­r nga lista e Champions- it lojtarin polak.

ÇFARË GODITJEJE- Në fakt Zielinski nuk është dhurata dhe 2 asiste ka dhënë Piotr Zielinski në këtë sezon të Serisë A me fanellën e Napolit. Mesfushori polak ka luajtur 19 ndeshje, ndërsa nga ky moment do ta ketë të vështirë të gjejë shumë hapësira.

e parë për Inzagin për sezonin e ardhshëm. Është goditja e dytë pas Taremit. Marota dhe Auzilio gjetën mundësinë për të parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuar­a për polakun. Ai do të jetë një vlerë e shtuar në një repart të kompletuar që mund të krahasohet edhe me më të mirët e Europës.

Por a do të sjellë ky afrim një shitje në mesfushë? Përgjigjja është jo. Ose më mirë: Jo, domosdoshm­ërish. Interi duhet të forcohet dhe të jetë i qetë për të dëgjuar ofertat që skuadra e tjera mund të bëjnë për lojtarët e tij. Fiorentina ofroi 20 milionë euro për Valentin Karbonin dhe u refuzuan. Nuk

është programuar ende cili prej lojtarëve do të sakrifikoh­et në verë. Dumfris mund të jetë njëri prej tyre dhe për këtë arsye u afrua Bjukenën. Zielinski vjen si një përforcim në një repart që numerikish­t do të humbasë 2 lojtarë si Klasen dhe Sensi. Për më tepër duhet llogaritur edhe fakti që Mkhitarjan sapo ka mbushur 35 vjeç. Është normale që Interi të mendojë për të ardhmen dhe të shohë mundësitë që i ofrohen në merkato. Në këtë aspekt, Marota punon me disa hapa përpara të tjerëve. Sepse fitoret programohe­n, nuk janë fryt i rastësisë.

 ?? ?? Zielinski duke festuar një gol ndaj Interit
Zielinski duke festuar një gol ndaj Interit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania