Panorama Sport (Albania)

Alkaraz e nis keq, mungon në stërvitjen e parë dhe është në dyshim për Inter-juve

Blerja e re bardhezi: Faleminder­it klubit, do të jem shpejt gati

-

Karlos Alkaraz ka vazhduar së kryeri një tjetër palë analiza mjekësore, më të specializu­ara dhe të thelluara, duke qenë se për të shpejtuar kohën e plotësimit të dokumentac­ionit, analizat fillestare të kryera në Londër nuk kanë qenë të plota. Gjithsesi, blerja e re e “zonjës së vjetër” gëzon një formë fizike optimale, ndonëse dita e dytë në Torino nuk ishte edhe shumë e bukur. Ai pritej që të kryente stërvitjen e parë ditën e djeshme, për të pasur edhe një shans për të qenë i grumbullua­r për InterJuve, por argjentina­si ka munguar për arsye personale. Dhe lajmet e para lidhen me kontratën, e cila ka ende disa burokracir­a për t’u plotësuar. Dhe me shumë mundësi duket e vështirë që Alegri ta marrë në stol, qoftë edhe për numër, ndonëse “Konti Maks” di që të surprizojë gjithmonë. Karlos Alkaraz, që për shumë vlerësohet si “Vidali i ri” do të veshë bluzën bardhezi zyrtarisht nga fundjava e ardhshme. 21-vjeçari i paguar 3.7 milionë euro për huazimin nga Sauthempto­ni (ndonëse ai ishte i huazuar te Rasing Avejaneda në Argjentinë), gjithsesi është parë shumë i lumtur për mundësinë që i kanë dhënë juventinët dhe përpara kamerave, fjalët e para kanë qenë plot emocion: “Vamos Juve, - ishte shpërthimi i parë, euro është shumë që Juventusi do i duhet të paguajë Sauthempto­nit, e ndarë në 3 këste vjetore, në rast se Karlos Alkaraz do të bindë në këto 5 muaj që kanë mbetur nga fundi i Serisë A.

duke përshëndet­ur kamerat e pranishme. – Jam shumë, po realisht shumë i lumtur që jam këtu. Falënderoj drejtuesit dhe këtë klub të madh për këtë mundësi dhe shpresoj që të tregoj vlerat e mia. Ju falënderoj të gjithëve për mikpritjen dhe do të shihemi shpejt në fushë”. Tifozët dolën huq – Tifozët e pranishëm në “J Medical”, ku ai bëri testet e radhës fizike e pritën me shumë ovacione Alkarazin, madje duke pasur menjëherë një kërkesë të madhe ndaj tij: “Karlos, shënoi një gol Interit”. Por fatkeqësis­ht ai do të jetë thjesht spektator në “San Siro”, derisa kontrata të plotësohet totalisht, në mënyrë që Juventusi të mos bëjë ndonjë gafë ligjore me lojtarin argjentina­s. Karlos Alkaraz, i blerë për 13 milionë euro nga Sauthempto­ni në janar 2023 (nga Rasing Avejaneda) numëron 26 ndeshje me anglezët mes Championsh­ipit dhe kupave “Carabao” e “FA Cup”, në të cilat ka shënuar 4 gola dhe ofruar edhe 3 asiste.

 ?? ?? Karlos Alkaraz, mesfushori 21-vjeçar i Juves
Karlos Alkaraz, mesfushori 21-vjeçar i Juves

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania