Panorama Sport (Albania)

Çekarini: Iuliano-ronaldo? Duhet të vërshëllej­a...

Ndizet sfida: Duhet të jepja faull në sulm pro Juves...

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Flet ish-arbitri i kontaktit të famshëm të vitit 1998

Piero Çekarini, arbitri i Juventus- Inter të vitit 1998, ai i polemikave që ende sot e kësaj dite nuk kanë rreshtur ende, rikthehet të flasë për përplasjen Iuliano-ronaldo dhe e bën atë pikërisht në vigjilje të “Derbit të Italisë”, duke i shtuar edhe më shumë nuancë pikante ndeshjes: “E përsëris edhe njëherë... Mbrojtësi (Iuliano) ishte në vend, sulmuesi (Ronaldo) po lëvizte... Dhe teksa kanë kaluar gjithë këto vite, kam një peng shumë të madh... Sikur të kisha vërshëllye­r faull në sulm, aksioni nuk do të kishte nisur dhe nuk do të kishte pasur në vazhdim të gjitha ato muaj polemika”. Në intervistë­n e dhënë për të përditshme­n “Repubblica”, ish- arbitri flet edhe për një tjetër Juventus-inter të shoqëruar me shumë kontestime, ai i sezont 2017-2018, i episodit të famshëm PjaniçRafi­nja. “Kanë kaluar 6 vite nga atëherë dhe Orsato (arbitri i ndeshjes) nuk ka gjykuar asnjëherë tjetër më një duel mes zikaltërve dhe bardhezinj­ve. Si ka mundësi kjo?! Është absurditet­i më i madh i botës! Nga kjo pikëpamje mendoj se Italia është rikthyer shumë mbrapa, duke qenë se në 1998- ën, pavarësish­t tërmetit që shkaktoi ai episod mes Iulianos dhe Ronaldos, unë e gjykova edhe shumë herë të tjera, në ndeshje tepër të rëndësishm­e Interin, që në sezonin pasardhës. Ndërsa sivjet më duket çmenduri, që si ka mundësia që mos t’i lejohet Inter-juve arbitrit më të mirë në botë për momentin, Orsatos?!, - vazhdon Çekarini, i cili e mbyll me idenë e tij për VAR-IN. – Nuk ka dyshim që VAR-I të ndihmon që të korrigjosh gabimin, por sot po përdoret shumë keq. Nuk ka uniformite­t në gjykimin e episodeve. Me justifikim­in e protokolli­t, VAR-I ka raste që përdoret dhe ka raste jo, në varësi të rastit, për të mos çuar pastaj në kokë ide të gabuara”, tha Çekarini.

 ?? ??
 ?? ?? Piero Çekarini, në vitin 1998
Piero Çekarini, në vitin 1998

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania