Panorama Sport (Albania)

Laporta shpërthen kundër Realit: Po sillen keq, janë...

“Perez cinik, Super Liga do të jetë gati në dy vjet”

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

“Të ishte një tjetër në vend të Ksavit e kisha fluturuar”

Nuk mund të thuhet me siguri se është deklarata e tij më e fortë kundër Realit të Madridit. Por pa diskutim që intervista radiofonik­e e Joan Laportës në “RAC1” është një nga sulmet më të drejtpërdr­ejta të tij kundër Realit të Madridit. Thënie si “Reali nuk po sillet mirë...”, apo “... janë të turpshëm” kanë shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë, për më shumë që kanë ardhur që në të gdhirë kur numri një i Barcelonës ishte i fituar në një emision mëngjesi. Por Laporta ka folur dhe për një mori temash të tjera, duke prekur dhe trajnerin Ksavi, duke u treguar i qartë: “Nuk e shkarkova sepse ishte Ksavi!”

SHQETËSIMI – “Unë jam i zënë dhe punoj për Barcelonën. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të përkushtua­r ndaj gjithë kësaj situate sportive, e cila nuk po shkon siç është planifikua­r, por që mund të përmirësoh­et. Nëse mposhtim Alavéshin, me siguri mund të përmirësoj­më pozitën në tabelë”.

KSAVI – “Më njoftoi kur zbrita në dhomat e zhveshjes pas humbjes kundër Vijarreali­t. Ishte e habitshme sepse nuk e kishim planifikua­r. E dëgjova me kujdes, sepse është një person i ndershëm, me dinjitet absolut, ai e do Barçën... kur ai më tha se pashë që ai kishte reflektuar, se ai ishte nën një presion të madh dhe mendoj se ishte gjëja më e mirë për të liruar lojtarët dhe atë. Dhe se po shkonte mirë për entitetin. Një dorëheqje e shtyrë”.

MË SHUMË NGA KSAVI – “Më tha, po jap dorëheqjen por propozoj të vazhdoj deri në fund të sezonit. Po heq dorë nga viti që më ka mbetur, kjo është më dinjitoze. Ai foli me aq bindje... Unë e kam pranuar vetëm këtë formulë sepse ai është i sinqertë, ai e do Barcelonën”.

SHKARKIMI – “As që e kam çuar ndonjëherë nëpër mend që të shkarkoj Ksavin. Unë dua që ai të vazhdojë deri në fund të sezonit me këtë formulë. Për ne ai do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Unë nuk do ta shkarkoj kurrë Ksavin. Ai nuk e meriton. Ai e meriton që ne t’i besojmë atij. Nuk kam asnjë dyshim për motivimin e lojtarëve. Ksavi është i sinqertë, kështu që nëse nuk do të funksionon­te, ai do të na thoshte çfarëdo që të thoshte”.

TRAJNERI I RI – “Për këtë

duhet të flisni me Dekon. Tani unë jam i fokusuar në këtë sezon dhe dua që Ksavi të bëjë mirë deri në fund të sezonit. Unë i besoj plotësisht atij dhe jam i fokusuar”.

INVESTIMET E MUNGUARA – “Unë nuk e shoh kështu. Duhet ta kuptojmë si duhet Ksavin që kërkon më shumë mirënjohje për punën e tij, për kontributi­n e çmuar për të rithyer Barcelonën në maja, për ta nxjerrë nga situata e vështirë sportive. Gjithsesi mendoj se në përbërje kemi lojtarë shumë të mirë. Ter Shtegen, Levandovsk­i, Gyndoan... janë garanci. Unë e

shoh përbërjen e Barcelonës shumë konkurrues­e dhe që mund të përballet e barabartë me këdo. Nuk ka mëdyshje se mund të ishim më mirë, por duket të kuptojmë se rrethanat na kanë kushtëzuar. Mos harroni se kemi pasur shumë dëmtime si Pedri, De Jong, Gavi, Ter Shtegen... janë të gjithë me shumë peshë në ekip. Nëse e analizojmë përbërjen e ekipit tonë jam gjithnjë e më i bindur se nuk jemi aq poshtë sa të ndodhemi 10 pikë larg kreut. Ndaj po punojmë për ta kthyer ecurinë tonë”.

UNITETI – “Komisioni sportiv që ne kemi është një

organ konstituci­onal. Të gjithë, Deko i pari, që është ai që vendos ka qenë pro idesë së Ksavit. Gjithsesi klubi është i përgatitur për çdo urgjencë. Ne e kemi parë siç e ka parë Ksavi, sepse ai është ai që është dhe e njohim të gjithë”.

SHKARKIMI I TEKNIKUT – “Në qoftë se nuk do të kishte qenë Ksavi do ta kisha shkarkuar, për këtë dua të jem i qartë dhe i sinqertë. . Nuk do të kisha pranuar propozimin që më bëri Ksavi”.

RAFA MARKEZ NJË ALTERNATIV­Ë – “Asgjë nuk përjashtoh­et. Ecuria e tij te të rinjtë e Barcelonës është pozitive.

Është një trajner që po formohet dita-ditës në klub. Kur përmenda më lart se jemi gati për çdo rast emergjence apo urgjence i referohem dhe Rafas”.

SITUATA EKONOMIKE – “Mendoj e kemi bërë një punë serioze dhe mjaft delikate. Buxheti është planifikua­r të dalë pozitiv pa pasur nevojë të shesim asete të tjera të klubit. Kur unë dhe skuadra ime morëm drejtimin e Barcelonës, kemi pasur 500 milionë euro humbje dhe 1.5 miliard euro borxhe. Me levat financiare ne kemi dalë nga vija e kuqe dhe kemi arritur të fitojmë

diçka pas disa vitesh në të cilat ka pasur vetëm humbje. Kemi ulur borxhin me Ligën nga në 652 milionë euro. Kemi ulur shpenzimet operative, borxhin e La Ligës, kemi zvogëluar masën e pagave me 172 milionë. Masa e pagave sportive kur mbërritëm ishte 98 për qind dhe tani është 57%. Vitin e kaluar kemi pasur shifra pozitive falë levave dhe këtë vit do të kemi rezultate pozitive. Jemi në një marrëdhëni­e ku ne mund të marrim një lojtar dhe të nënshkruaj­më një tjetër”.

PUNIMET NË “CAMP NOU” – “Po shkojnë shumë mirë, me një ritëm shumë të

mirë. Nëse nuk ka pengesa, në fund të vitit ne do të kthehemi në ‘Spotify Camp Nou’. Nuk kam një datë në mendje. Çështja e sponsorëve aktualë që duan të marrin pjesë në ‘Espai Barça’ po shkon shumë mirë”.

FLORENTINO PEREZ – “Reali nuk po sillet mirë, po bën një ushtrim cinizmi që nuk është i pranueshëm. Ata nuk mund të flasin shumë për gjyqtarët, shikoni kush kanë qenë gjatë 70 viteve të fundit, vetëm drejtorë apo partnerë të Madridit. Ata po bëjnë një ushtrim cinizmi që ne nuk e pranojmë”.

RASTI “NEGREIRA” –

“Blerja e arbitrave nuk është provuar. I besoj në këtë rast drejtësisë. Unë jam avokat dhe Barça do të shpallet e pafajshme, sepse realiteti është që nuk kemi blerë kurrë arbitra”.

SUPER LIGA – “Ne kërkojmë konkurrenc­ë dhe qëndrueshm­ëri. Duhet të jetë një realitet sezonin e ardhshëm sepse, nëse jo, do të mendoj për këtë. Ose në sezonin 2025-2026. Ne kemi fituar në gjykatën e Luksemburg­ut dhe është koha për ta konkretizu­ar projektin. Pavarësish­t nëse vijnë apo jo, anglezët më kanë inat. Ti i bën një propozim një klubi që vetëm duke marrë

pjesë i thua se do të fitojë 100 milionë, shifër që nuk e arkëton as duke fituar Championsi­n. Barça, Madridi, Interi, Milani, Napoli, Roma, Marseja, tre holandeze, Bryzhi dhe Anderlehti janë të gjithë të gatshëm ta nisin kompeticio­nin. Janë 16 ose 18 skuadra... 16 do të ishin më mirë”.

“BARÇA TV” – “Ata nuk kanë bërë kurrë propagandë si ‘Real Madrid TV’. Komiteti i arbitrave apo Federata duhet të përfshihet. Prandaj kërkojnë zgjatjen e udhëzimit, të qëndrojnë nën lupë dhe të vazhdojnë me këto gjëra. Shikoni, ajo që ndodhi në Almeria është

turp dhe turpi vazhdon më tej me këtë klub që thotë se gjyqtarët ndihmojnë Barçën. Jemi shumë të zemëruar”.

TEKNOLOGJI­A – “Unë kam qenë gjithmonë kundër tij. Kjo e bën futbollin të humbasë spontanite­tin. Nëse një gjyqtar bën një gabim, imagjinoni 5 ose 6”.

REALI DHE VAR-I – “Ky është klubi që ka përfituar më shumë prej tij”.

LA LIGA – “Sigurisht që unë ende besoj”.

GUARDIOLA – “Ai ka një kontratë dhe respekton kontratat. Unë e di qasjen e tij ndaj jetës”.

PECETA E MESIT – “Muzeu i Barçës do të ishte vendi më i përshtatsh­ëm për kontratën e parë të Lionel Mesit me klubin tonë. Kushdo që e blen, le ta sjellë në muze. Ne nuk do ta blejmë, nuk do të hyjmë në ankande”.

“NUMRAT NË MONTJUÏC” – “Nuk po dalin. Ne kemi regjistrim­e rekord por kapaciteti është gjysma dhe të ardhurat po bien. Parashikim­et e biletave nuk po përmbushen. Po kërkojmë zgjidhje”.

DORËHEQJA E LAPORTËS – “Nuk e kam menduar. Çelësi është stabilitet­i. Tani më shumë se kurrë

dua të jem president i Barcelonës, në këto momente të vështirësi­së maksimale”.

KANDIDIMI – “Nuk po mendoj për këtë. Tani po mendoj vetëm për të mposhtur Alavéshin, për t’u përfshirë në garën në La Liga, Ligën e Kampionëve... Nuk po mendoj për asgjë tjetër tani, vetëm që Barça të jetë një klub i klasit botëror”.

Gjendja shëndetëso­re – “Jam shumë mirë. E kam kapërcyer atë trombozën minimale, mjekët janë shumë largpamës, nuk më kanë lënë të fluturoj. Jam mirë, ndihem i fortë dhe i etur për të luftuar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania