Panorama Sport (Albania)

E quajti Grinudin përdhunues, La Liga çel hetim për Bellingami­n

Mesfushori i Realit të Madridit rrezikon pezullimin

-

Mesfushori i Realit të Madridit, Xhud Bellingam rrezikon një dënim shembullor nga La Liga pas incidentit më të fundit ku është përfshirë. Gjithçka lidhet me ofendimet që anglezi i ka drejtuar bashkëkomb­asit të tij te Getafe, Mezon Grinud. Siç raporton “Cadena SER”, mendohet se Bellingam e ka etiketuar ish- lojtarin e Junajtidit “përdhunues” nisur nga historitë e vjetra të tij. Një gjë e tillë nuk është kapërcyer mirë nga La Liga dhe nga vetë klubi i Getafes që kanë kërkuar dënimin e Bellingami­t me anë të provës televizive. Incidenti i supozuar ndodhi gjatë fitores 2-0 të Realit

të Madridit në Getafe të enjten në mbrëmje. Grinud iu bashkua Getafes në formë huazimi për një sezon nga Mançester Junajtid në shtator 2023. Ish-sulmuesi i Anglisë kishte qenë subjekt i një hetimi të brendshëm nga Junajtid pasi Prokuroria britanike (CPS) ndërpreu çështjen kundër 22-vjeçarit

tani për tentativë përdhunimi, sulm dhe kufizim të lirisë.

LA LIGA – E para që ka reaguar ka qenë Getafe që ka kërkuar një hetim të çështje snë lidhje me incidentin e ndodhur të enjten në mbrëmje në “Coliseum”. Ajo ka kërkuar pezullimin e Bellingami­t. Ndërkohë që dhe La Liga është

vënë në lëvizje. Sipas mediave spanjolle, La Liga ka kërkuar të pajtojë një specialist në leximin e gjuhës së buzëve për të mësuar më shumë rreth ofendimeve që Bellingam ka lëshuar në adresë të Grinud që duket se ka mbetur mjaft i prekur nga incidenti. Në rast se do të konfirmohe­shin fjalët e Bellingami­t, me shumë gjasa ai do të përballej me një dënim shembullor në La Liga. Ndërkaq, nga Anglia, “Daily Mail” ka bërë me dije se ndoshta ofendimi i Bellingami­t ka qenë ndryshe. Sipas tabloidit britanik mendohet që Bellingam t’i jetë drejtuar Grinudit me termat si “plehrë, fundërrinë...”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania