Panorama Sport (Albania)

Ksavi: La Liga është e falsifikua­r Tekniku në të njëjtën linjë me presidenti­n Laporta, duke sulmuar Real Madridin

-

Trajneri

i Barcelonës lëshon “bombën”: Atë që po ndodh e sheh edhe bufi

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, është bërë protagonis­t në një tjetër konferencë për shtyp të nxehtë. Ai ka lëshuar “bombën” e radhës, duke e etiketuar kampionati­n të falsifikua­r, ndonëse mediat më së shumti janë marrë me vendimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i klubit në mbyllje të sezonit. Trajneri e ka bërë të qartë se nuk largohet për shkak të një problemi të shëndetit mendor apo kritikave, por sepse nuk ka arritur objektivat e tij. Përveç kësaj, ai ka ndjekur linjën e Laportës dhe ka reaguar fort kundër Realit të Madridit.

ALAVESH – “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e komplikuar, me një rival agresiv dhe në një ecuri pozitive në javët e fundit. Luis García Plaza ia transmeton këtë agresivite­t ekipit. Në shtëpi ata japin edhe më shumë. Na duhen tri pikët për të provuar për të ngjitur pozicione”.

DËMTIMET – “Udhëtimet janë grumbullua­r, shumë ndeshje larg shtëpisë, pak kohë për të pushuar.

Duke luajtur çdo tri ditë, vështirë se mund të stërvitesh. Oraret kanë qenë aspak favorizues për ne. Asnjë ekip në Evropë apo në botë nuk e ka pasur këtë orar dhe ky është shpjegimi për

dëmtimet”.

LAPORTA PËR REALIN - “E kam thënë se nuk më pëlqen që ata kushtëzojn­ë arbitrat. Mendoj se kjo e falsifikon konkurrenc­ën dhe arbitrat janë të kushtëzuar.

Ndaj plotësisht të njëjtin mendim me presidenti­n Laporta”.

DËMTIMI I KONKURRENC­ËS – “Unë nuk jam president i federatës apo i La Ligës. Jam i habitur që i lejojmë këto gjëra. Kjo e falsifikon komplet konkurrenc­ën. Po e shohim javë pas jave. Simeone e tha që ne nuk jemi budallenj. Sigurisht që ne shohim gjithçka, të gjithë e shohin se çfarë po ndodh. Unë jam me Simeonen, ne nuk jemi budallenj. Atë çfarë po ndodh e sheh dhe bufi. Kjo nuk i bën mirë garës, nuk i bën mirë La Ligës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania