Panorama Sport (Albania)

Frikë nga “fair play” financiar, Anglia nuk shpenzoi as 100 mln

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Klubet e Premier Ligës shpenzuan vetëm 96.2 milionë paund në merkaton e dimrit, ndërsa kjo është shifra më e ulët e janarit në tre vitet e fundit. Shkaku i uljes së shpenzimev­e janë Rregullat Financiare të Fitimit dhe Qëndrueshm­ërisë së Premier Ligës, të cilat detyrojnë klubet që të ulin fuqinë shpenzuese të tyre. Një shifër e tillë është tetë herë më e ulët se ajo e regjistrua­r janarin e shkuar, kur klubet e Premier Ligës shpenzuan shifrën rekord prej 780 milionë paundësh. Vetëm Aston Vila doli me fitim, ndërsa shiti Fin Azaz te Midëllsbro­u për 2 milionë paund.

Kush shpenzoi shumë?

Kristal Palas është klubi që shpenzoi më shumë, 30.5 milionë paund, për mesfushori­n e Blekbërnit, Adam Uarton (22 milionë paund) dhe mbrojtësin e djathtë të Genkut, Daniel Munjoz (8.5 milionë paund). Totenhemi shpenzoi 26.7 milionë paund për qendërmbro­jtësin e më

Xhenoas Radu Dragushin, ndërsa Mançester Siti (12.5 milionë paund), Aston Vila (9.3 milionë paund), Brajtoni (7.9 milionë paund), Notingem Foresti ( 5 milionë paund), Brentfordi (2.6 milionë paund) dhe Lutoni (1.7 milionë paund) gjithashtu blenë futbollist­ë gjatë merkatos së këtij dimri.

Cilët ishin lojtarët më të shtrenjtë?

Dragushin ishte lojtari më i shtrenjtë në merkato, i ndjekur nga Uarton dhe lojtari i ri i Mançester Sitit, Klaudio Eçeverri (12.5 milionë paund). Munjoz, Morgan Roxhers (tek Aston Vila nga Midëllsbro­u për 8.5 milionë paund), Valentin Barko (te Brajtoni nga Boka Zhuniors për 7.9 milionë paund), Matz Sels ( te Notingem

Foresti nga Strasburgu për 5 milionë paund), Hakon Valdimarso­n (te Brentfordi nga Elfsborgu për 2.6 milionë paund), Daiki Hashioka (te Lutoni nga Sint-truidense për 1.7 milionë paund) dhe Xho Gauci (tek Aston Vila nga Adelaide Junajtid për 1.3 milionë paund) gjithashtu u transferua­n në Premier Ligë.

Sa lojtarë lëvizën? Gjithsej janë bërë 43 transferim­e në total, përfshirë huazimet por edhe ato me parametër zero. Marrëveshj­et kryesore të huazimit përfshinin Kalvin Filips ( nga Mançester Siti tek Uest Hemi), Armando Broja (nga Çelsi te Fulhami), Serxho Reguilon (nga Totenhemi te Brentfordi), Timo Verner (nga Lajpcigu te Totenhemi) dhe Ben Brereton Diaz (nga Vijareali te Shef. Junajtid). Bërnlej nënshkroi tre lojtarë në huazim, ndërsa Brentfordi, Shefilld Junajtid dhe Notingem Foresti hartuan arritën dy marrëveshj­e afatshkurt­ra, me katër klube të tjera që nënshkruan nga një lojtar.

 ?? ?? Radu Dragushin, mbrojtësi i Totenhemit
Radu Dragushin, mbrojtësi i Totenhemit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania