Panorama Sport (Albania)

Shkeljet financiare, Çelsi rrezikon më rëndë sesa Evertoni

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një ish-këshilltar finan ciar i Mançester Sitit pretendon se Çelsi pritet të shkelë kufijtë e "fair play"-t financiar dhe beson se ai pret që blutë të marrin një dënim të rëndë, i cili mund të përfshijë një zbritje të madhe pikësh. Rregullore­t e "FPF" të Premier Ligës janë vënë në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit, me Evertonin që iu zbritën 10 pikë në nëntor për shkeljen e tyre. Muajin e kaluar, ata u akuzuan përsëri, së bashku me Notingem Forestin, për shkelje të rregullave të shpenzimev­e. Klubet e Premier Ligës lejohen të humbasin 105 milionë paund gjatë një periudhe kohore trevjeçare. Por që kur Çelsi u mor përsipër nga një konsorcium i drejtuar nga Tod Boehli në maj 2022, blutë kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard paund në merkato. Ata janë klubi që ka shpenzuar më shumë në merkato gjatë kësaj periudhe. Dhe Stefan Borson, i cili më parë ka qenë këshilltar i Sitit, mendon se blutë duhet të jenë të alarmuar. "Ata kanë përdorur truket e amortizimi­t", tha ai për "TALKSPORT". "Por unë mendoj se ata kanë probleme në horizont dhe me siguri do të dështojnë me 'FPF' për sezonin aktual. Deri më 30 qershor, ata të shesin lojtarë me vlerë mbi 100 milionë paund. Kjo shkelje e mundshme e Çelsit është shumë më e rëndë se ajo e Evertonit". Por Borson shtoi se kishte ende kohë që Çelsi të dilte nga situata e vështirë në të cilën ndodhet, por këmbënguli se kjo do të ishte e vështirë: "Por unë kam njerëz që më thonë se ju e shisni Konor Gallagerin për 60 milionë paund, Armando Brojën për 40 milionë paund, Ris Xhejmsin për 30 milionë, kushdo qoftë. Por nuk ka blerës. Nuk ka para në lojë jashtë Premier Ligës".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania