Panorama Sport (Albania)

Vetëm 1 fitore në 5 ballafaqim­e, M'gladbah “mace e zezë”

-

Borusia Mynshengla­dbah i rezistoi testit të "zjarrit" në fushën e Bajer Leverkusen, duke u bërë "fortesë" e pakalueshm­e për sulmuesit e "aspirinave". Të njëjtën përgjigje do tentojë edhe në "Allianz Arena" ditën e sotme ndaj Bajern Mynih, ndonëse në gjirin e Tomas Tuhel ndodhen dy "snajperë" të vërtetë kur i referohemi golave, fjala është për Herri Kejn dhe Leroi Sane. Ndërkohë, "mëzat" mbështetën fuqishëm në statistika, ja disa nga të dhënat më pikante Bajern-mynshengla­dbah.

REKORDI- K amp io n ët e Bundesligë­s do të duelojnë me M'gladbah në precedenti­n n umë r 112 , çka e bë n ndeshjen e dytë më të zhvilluar mes tyre në historinë e ligës më të rëndësishm­e në Gjermani, teksa qëndron pas Bajern-verder (114 duele). Bavarezët kryesojnë bilancin me 52 f it ore , ku ndrejt 28 të "mëzave" dhe 31 sfida janë ndarë në barazim.

TRENDI-PËRTEJ dominancës së klubit nga Mynihu në vija të trasha, M'gladbah mburret më të drejtë si "nënshtrues­e" në harkun e 5 ndeshjeve të fundit, përkthyer me 3 suksese, 1 barazim dhe vetëm 1 disfatë, duke i shtuar akoma më tepër ngjyra përballjes së sotme. Nëse i referohemi golavarazh­it në këtë segment "përplasjes­h" mes ekipeve në fjalë, demonstroh­et qartazi dominanca e Mynshengla­dbah, 12:6.

"BISHA" ANGLEZE-HERRI Kejn numëron 23 gola në 19 javë të Bundesligë­s, duke mos njohur rivalë jo vetëm në Gjermani, por edh në "top-ligat" kryesore të Europës. Luka Toni në vitin 2007, çka sinjalizon edhe ciklin debutues me bavarezët gjatë gjithë sezonit në kampionat, nuk e kaloi shifrën e 24 finalizime­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania