Panorama Sport (Albania)

Myler kërkon fitoren e 500 me Bajernin: Ja si e marrim kreun

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bundesliga gjermane ka hyrë në javën e nxehtë dhe Leverkusen e Bajern Mynih kanë filluar t'i bëjnë llogaritë me "laps e letër" pas çdo raundi. Kampionët do të zbresin të parët në fushën e blertë ndaj Borusia Mynshengla­dbah. Tomas Myler do të ketë shansin të festojë suksesin e 500 me gjigantët nga Mynih, nëse Tuhel do e aktivizojë në fushën e blertë. Debutimin futbollist­i 34-vjeçar e konkretizo­i në gusht të vitit 2008 kundër Hamburgut (2-2). Fitorja e 100 erdhi në gjysmëfina­len e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridi (2-1, 17 prill 2012) për të vijuar me të 200tën kundrejt Fraiburgut (16 dhjetor 2014). Kuota e 300 ndeshjeve me triumf për klubin më të titullar në Gjermani përkon me Hofenhaim (27 janar 2018) dhe e 400-ta përballë

Salcburgut, Champions, më 3 nëntor të 2020, 6-2. Dita e sotme mund të jetë një tjetër moment historik në palmaresin e fitoreve të Tomas Myler. Në prag të këtij ballafaqim­i ka folur edhe vetë protagonis­ti: "Kemi hyrë në javën e së vërtetës. I bindur se grupi mund t'ia dali pa problem në dy takimet e ardhshme. Kundërshta­rë tepër të rrezikshëm, por ecuria jonë gjatë këtij sezoni na ka pjekur në marrjen e fitores edhe pa shkëlqim. Panoramë të njëjtë pres edhe gjatë kësaj jave. Fitoret me Mynshengla­dbah dhe Leverkusen

do na ngjisin në krye të tabelës, që është edhe arritja e objektivit. E di që e gjithë puna e sezonit mund të flaket apo marrë vlerë në këtë javë, prandaj përqendrim­i do të jetë në shkallën më të lartë", përfundoi Tomas Myler në bisedën me fansat në "e-mail".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania