Panorama Sport (Albania)

Paga dhe titulli, Hamilton: Koha e duhur për Ferrarin

50 milionë euro në sezon për britanikun, 30 për Lëklerkun

- ARTIN LLESHAJ

F1/ Reagimi i pilotit: Mirënjohës përgjithmo­në Mercedesit

Lëvizja e Luis Hamil tonit nga Mercedesi te Ferrari në sezonin 2025 mbetet një prej lajmeve më të bujshme sportive. Hamilton, duke kërkuar t’i bëjë një sfidë kampionit aktual botëror Maks Vershtapen, shpreson se kjo zgjedhje do ta ndihmojë të fitojë titullin e tetë kampion bote në Formula 1, ndërsa ky transferim ka konfirmuar edhe largimin Karlos Sainzit nga Ferrari në fund të këtij sezoni. Pas publikimit të lajmit për nënshkrimi­n me Ferrarin, ka ardhur edhe reagimi nga ikona britanike e Formulës 1. “Kam kaluar 11 vite të mrekullues­hme me këtë ekip dhe jam shumë krenar për atë që kemi arritur së bashku. Mercedes ka qenë pjesë e jetës sime që kur isha 13 vjeç. Është një vend ku jam rritur, kështu që marrja e vendimit për t’u larguar ishte një nga më të vështira që më është dashur të marr ndonjëherë. Por është koha e duhur për mua për të ndërmarrë këtë hap dhe jam i emocionuar që do të marr një sfidë të re. Unë do të jem përgjithmo­në mirënjohës për mbështetje­n e jashtëzako­nshme të familjes sime Mercedes, veçanërish­t Toto për miqësinë dhe udhëheqjen e tij. Jam 100% i përkushtua­r për të ofruar performanc­ën më të mirë që mundem këtë sezon”, është shprehur Luis Hamilton. Ndërkohë CEO i Mercedesit, Toto Volf, i uroi suksese Hamiltonit, teksa u tha se Luis gjithmonë do të jetë pjesë e ekipit. “Marrëdhëni­a jonë me Luis ka qenë

më e suksesshmj­a që ka parë sporti, dhe kjo është diçka që ne mund ta shohim me krenari. Luis do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishm­e e historisë së Mercedes. Megjithatë, ne e dinim se partnerite­ti ynë do të merrte fund në një moment dhe ajo ditë ka ardhur. Ne e pranojmë vendimin e Luis për të kërkuar një sfidë të re. Por tani për tani, ne kemi ende një sezon përpara, dhe ne jemi të fokusuar në garat për të ofruar një 2024 të fortë”, deklaroi Volf. Në këtë ndryshim si Hamilton ashtu edhe Ferrari do të shpresojnë të ringjallin fatin e tyre. Hamilton nuk ka fituar asnjë garë që prej Çmimit të

Madh të Arabisë Saudite në vitin 2021. Ekipi i tij Mercedes ka qenë kryesisht larg ritmit të vendosur nga Red Bull i kampionit aktual botëror Maks Vershtapen. Në këtë situatë të ngjashme është edhe për Ferrari, që fitoi vetëm një herë në vitin 2023, kur Karlos Sainz triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit.

RROGA TE FERRARI, SHIFRAT E AKORDIT Dyshja e pilotëve për vitin 2025 do ti kushtojë Ferrarit 80 milionë euro në sezon për sa i përket rrogave. Sipas “La Gazzetta dello Sport” raporton se Luis Hamilton do të përfitojë 50 milionë euro në sezon,

teksa ka firmosur kontratë disa- vjeçare, ndërsa Sharl Lëklerk do të fusë në xhep 30 milionë euro. Një shifër e konsiderue­shme, me skuadrën nga Maranelo që kërkon rikthimin si liderë në Formula 1. Lidhja ndërmjet markës dhe imazhit të pilotit britanik hap perspektiv­a të reja për Ferrarin, duke marrë në konsiderat­ë ndikimin mediatik planetar të shtatë herë kampionit të botës. Ferrari i rrëmben kështu Mercedesit një ambasador të madh, ndërsa Hamilton do të ketë mundësinë ta shtrijë projektin e fondacioni­t të tij “Mission 44” dhe ta zgjerojë përfshirje­n edhe në botën e modës. Ndërkohë mbetet për tu parë nëse me mbërritja e 39-vjeçarit te Ferrari do të ndikojë në afrimin edhe të inxhinierë­ve britanikë në Maranelo, një sfidë kjo e shefit Frederik Vasër për të përforcuar skuadrën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania