Panorama Sport (Albania)

Shehi: Kukësi me rreziqe, Partizani do “dopietën”

- DENIS LALA

Orges Shehi përballet nesër me Bledar Devollin në llogari të çerekfinal­es së Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Kukësit në "Kukës Arena" në orën 13:30. Nëse në sezonin 2007-2008 luftonin së bashku për titullin kampion, tashmë sfidojnë njëri-tjetrin në fronte të ndryshme. Para kësaj ndeshjeje për mediat foli trajneri i Partizanit. Shehi vlerëson Devollin, por thekson se Partizani e ka vlerësuar maksimalis­ht këtë përballje dhe kërkon gjysmëfina­let.

Kaluat me sukses një derbi ndaj Tiranës. Sa ka ndikuar kjo në frymën e grupit për përgatitje­t e kësaj ndeshjeje?

Ky sukses ka ndodhur vetëm pak ditë më parë. Patjetër që ka rëndësi për të gjithë opinionin dhe vetë ambientin këtu brenda që po kalohet me sukses. Por që të shtunën kemi nisur menjëherë të mendojmë për çerekfinal­en e Kupës. Ndeshjet janë shumë shpejt dhe i gjithë përqendrim­i është spostuar në këtë përballje. Fitorja në derbi e ngre atmosferën, por gjithnjë duke ruajtur masën e duhur, sepse gjithnjë ndeshja e radhës vjen shumë shpejt.

Si e vlerëson Partizani skuadrën e Kukësit?

Jemi në një fazë, ku edhe shumë pak mbërrijmë në pikën kulmore të sezonit, ku merren të gjitha frytet. Jemi në çerekfinal­et e Kupës dhe objektivi ynë është që të shkojmë sa më larg në të dyja trofetë. Kështu që e kemi vlerësuar ndeshjen e nesërme, jo duke e parë kundërshta­rin nga pozicioni në kampionat, por duke vlerësuar faktin që është në çerekfinal­e dhe objektivi është që të shkojmë në gjysmëfina­le. Çdo kundërshta­r kërkon përqendrim dhe vlerësim, sepse nëse të mungojnë këto elemente, bëhet shumë e vështirë.

i është gjendja fizike e skuadrës para kësaj ndeshjeje?

Grupi është i plotë. Janë të gatshëm ata që ishin në ndeshjen e fundit me Tiranën. Do të mundohemi të bëjmë zgjidhjet sa më efikase për këtë takim. Sigurisht, ndonjë lojtar mund të ketë elemente të ngarkesës, gjithsesi nuk është aq problemati­ke, sa mund të rrezikojë ndeshjen e nesërme. Grupi është i plotë, mundohemi ta freskojmë skuadrën, që të kemi kontroll të energjive tona. Mundohemi t'i çlodhim

lojtarët, për të qenë sa më të freskët deri në fund. Unë mendoj se kemi kontingjen­tin e plotë për ta pritur këtë ndeshje me vlerësim maksimal, duke mos ndryshuar boshtin apo strukturën. Për disa elemente edhe mund të ketë freski nesër (sot).

Prej kohësh trajnerin Devolli nuk e shohim të drejtojë në Superiore, sa i njihni taktikat apo karakteris­tikat e lojës së tij?

Fillimisht Devollit i uroj t'i shkojë mbarë atje ku ka nisur, sepse është një trajner grintoz. I injekton skuadrës luftë sportive. I njohim disa karakteris­tika të tij. Nuk ka qenë pushim këto kohë, ka drejtuar ekipe të tjera. Ka elemente për t'u vlerësuar, por do të shohim në ndeshje, sepse kur një trajner shkon në skuadër të re mund të ndryshojë vendosje. Ka lojtarë të rinj dhe ditët janë të pakta.

Sa i rëndësishë­m është ky "zgjim" i Carës në derbi?

Ky është goli i dytë i Tedit nën drejtimin tim. Ne kërkojmë që t'i japim sa më shumë qetësi dhe besim, sepse cilësitë e tij dihen. Është një lojtar që ka dalë shumë herë para portës dhe kjo nuk bëhet kollaj. Kërkon cilësi, zgjuarsi, shpejtësi dhe teknikë që të mbërrish atje. Kërkojmë gjithnjë që të jetë prezent tek ajo zona aty dhe të jetë gjithmonë i rrezikshëm për kundërshta­rin. Mendoj se ka bërë mirë, pavarësish­t se goli i ka munguar. Më bëhet qejfi që shënon, për të qenë edhe ai më i qetë nga ana e tij, sepse nga ne e ka pasur gjithnjë besimin dhe qetësinë, pavarësish­t nëse janë shënuar apo jo rastet.

Së fundmi keni zgjedhur Hoxhën para Qirkos në portë. Është një zgjedhje e përhershme, apo do të ketë ndryshime herë pas here?

Kemi dy portierë shumë të mirë. Ndoshta në këtë aspekt mund të jemi më të kompletuar sesa të gjitha skuadrat e tjera. Jemi të qetë dhe pa asnjë lloj frike se kush mund të jetë në portë. Sigurisht që ka momente, që kërkojmë të fusim pak eksperienc­ë, lojtarë që kanë më shumë vite dhe ndeshje mbi supe. Kjo ndodh për shkak të pozicionit, por edhe të situatave. Jemi të qetë, nuk shoh asnjë problem në këtë aspekt. E kam thënë se Pano është një nga më të mirët, për të mos thënë më i miri i kampionati­t. Kjo vlerësohet edhe nga ajo që ai ka bërë më përpara dhe klubi ka investuar tek ai. Nuk është punë cilësie, por eksperienc­e, ku në momente të caktuara na mbetet për të thirrur Albanin në apel, sepse ka shumë eksperienc­ë mbi supe, këtu në klub, por edhe në futbollin shqiptar.

Si është gjendja e Mikuliç? Mos i duhet akoma më shumë kohë për të arritur të tregojë veten?

Në e kemi thënë që në fillim se nuk luan që nga mesi i nëntorit, kur ka mbaruar kampionati ku ai ka luajtur. Pra, i duhet edhe më shumë nga ana fizike gjatë kësaj periudhe. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe program të veçantë për të arritur sa më shpejt gjendjen e tij optimale. Po punon me seriozitet dhe me përkushtim, sepse edhe ai vetë e di se nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Në vazhdim do të jetë prezent, me skuadrën është, por varet edhe nga karakteris­tikat dhe pozicioni. Ai është lojtar që luan me të majtën. Ndonjëherë mund të kemi nevojë që luajë në qendër djathtas, siç është Preka, kështu që duke ardhur në gjendjen e duhur do të jetë një opsion dhe forcë e shtuar për ne.

Sa i rëndësishë­m ishte fakti që në derbi arritët të ktheni ndeshjen dhe ruajtët avantazhin më shumë se një pjesë?

Unë edhe pas ndeshjes me Dinamon kam thënë se kur e ka topi kundërshta­ri, skuadra duhet të jetë e vendosur e gjitha poshtë topit. Por kur afrohet topi te zona jonë, duket të kemi gjendje alerti. Pra, një përqendrim dhe vlerësim shumë të madh të situatave, sepse topi po vjen në një zonë të rrezikshme. Patjetër që kemi marrë gola edhe nga fakti që kemi qenë "të butë". Derbi është shumë i lehtë për trajnerët për të karikuar lojtarët. Kjo mendoj se është një pikë kthese, që duhet ta shtrëngojm­ë sa më shumë dhe të krijojmë vazhdimësi.

Ndoshta shumë shpejt mund të keni edhe Kekon dhe Bintsukën në dispozicio­n, për t'u plotësuar ekipi. Ndodh kjo në momentin e duhur?

Bintsuka është më afër se Keko. Po stërvitet rregullish­t me skuadrën, edhe pse pas stërvitjes ka edhe ai një program të veçantë për të qenë sa më i gatshëm nga ana fizike. Me Kekon ndryshon situata. Ka një dëmtim në pamje të parë qesharak, por që iu bë shumë i vështirë dhe iu desh shumë kohë. Ende nuk ka arritur të veshë këpucët. Në mos gaboj ka rreth një muaj jashtë dhe ende nuk vësh dot këpucët, kështu që besoj se do t'i duhet më shumë sesa dy javë kohë.

 ?? ?? Duel nga ndeshja e kaluar Kukësi-partizani 1-1
Duel nga ndeshja e kaluar Kukësi-partizani 1-1
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania