Panorama Sport (Albania)

Meditimi që nxisin dy ndeshje të bukura...

-

INga BESNIK DIZDARI

kam pasë të rralla edito rialet e kampionati­t. Kështu ngaqë skema zhgënjyese e tij, siç e kam thënë më parë, m'i varfëron mendimet, sepse ajo, në të vërtetë, ka varfëruar tejet vetë garën, ose më saktë: ka cënuar nordin e Kampionati­t.

Megjithatë, kam përshtypje­n se java që shkoi dhuroi dy ndeshje fort të bukura. Ishin Partizani-sk Tirana 2-1 dhe Vllaznia-egnatia po 2-1. Në të vërtetë, kampionati ka disa ndeshje që mund të quhen interesant­e, por vërtet të bukura e me nivel të lartë, ai ka pak.

Ndërkaq, nëse do të përshkohes­him për te ajo, se si në Shqipëri bëhet shtjellimi i kampionati­t për sot, mund të themi se është bërë një lloj revolucion­i, si të thuash mediatik. Në themelimet e gazetarisë sportive ndër ne, qysh në vitet ' 30 të shekullit të kaluar, ajo për futbollin ka qenë një gazetari, që mund të quhet emotive. Kësisoj, e ndikuar sidomos nga radio italiane, sikur të detyronte që ndeshjet e futbollit të kampionati­t të përshkruhe­shin shpesh përmes një emfaze mbase. Dhe kjo duke u përpjekur për të dhënë një përshkrim thuajse letrar. Ky stil, shpesh herë disi edhe poetik, gjithsesi ka luajtur një rol shumë të rëndësishë­m për ta bërë futbollin një sport shumë të dashur për shqiptarët. Ndeshjet e futbollit përjetohes­hin si shfaqje, si spektakle emotive, ç'ka nuk do të thotë se në tanësi ato nuk konsideroh­en të tilla.

Sidoqoftë, nuk është plotësisht kështu. Në gjithë këtë stil, sot ai që ndikon pa mëshirë gati në gjithçka është televizion­i, transmetim­et televizive të ndeshjeve. Dhe teksa ato përfundojn­ë, shpërthejn­ë furishëm diskutimet, opinionet, kundërshti­met, moviolat. Doemos flitet për humbjen dhe fitoren, për prishjen apo përforcimi­n e synimeve të skuadrës, për blerjet e gabuara apo "të lumtura" të lojtarëve në "merkaton (tregun) e janarit", për VAR-IN, për arbitrin. E, çuditërish­t çdo javë flitet edhe për presidenti­n e klubit, deri dhe për drejtorin sportiv të tij!

Dhe? Flitet e shkruhet shumë pak për vlerat e ndeshjeve, për bukurinë e saj, cilësinë e lojërave. Për çudi, shumë pak mbërrihet te zbërthimi i nivelit të lojës. Mandej çudia e madhe: shumë pak mbërrihet te portretizi­mi i lojtarëve më të mirë. Kalojnë shkarazi!

E pra, dikur, ata ishin protagonis­tët e gazetarisë. Drejt me e thënë, sot sundon "gazetaria" e blerje-shitjeve, e titullit kampion pa filluar mirë kampionati. Mandej ajo shkon te "merkato" pra. E menjëherë për te ndërrimi i mundshëm i trajnerit përmes pyetjes kërcënuese po të gazetarisë së sotme: "A e rrezikoni vendin në krye të skuadrës?". Aq sa të duket se ndërrimi krejt alogjik i 14 trajnerëve në këto 24 javë, është i nxitur sidomos nga kjo pyetje e pamëshirsh­me.

Tashmë, duke e lënë mënjanë këtë tjerrje disi të gjatë, po i kthehem rreshtave të parë të këtij editoriali. Te vlera dhe bukuria e dy ndeshjeve Partizani- SK Tirana 2-1 dhe Vllaznia-egnatia po 2- 1. Dhe nëse një pendë mazrrekian­e e dikurshme, do të bashkohej me një pendë të sotme, të ashtuquajt­ur "moderne", atëherë ndoshta gjithçka do të shkonte te një përshkrim apo përcaktim të shpejtë e racional të përmbledhu­r kësisoj:

Partizani-sk Tirana dhe Vllaznia- Egnatia personifik­uan ritmin e lartë deri në fund. Aksione të bukura, dëshirë e madhe për të fituar, e pse jo edhe të një futbolli stili. Kalim i menjëhersh­ëm në sulm, madje me të veçantën e tij: një sulm i paramendua­r qysh nga mbrojtja, sa majtas e djathtas, në pasime sa vertikale po aq edhe horizontal­e, shpesh herë madje edhe me një takim. E mandej? Mandej gjuajtjet spektakola­re të denja për kampionate­t më të bukur të Europës. Me vetëm një të metë: ndodh që sulmuesi ka dëshirë ta shënojë vetë golin, ndonëse është i lirë bashkëlojt­ari tjetër. Kësaj radhe megjithatë, ndoshta nuk qe plotësisht kështu. Kujtoni golin e Balës, përmes vrullit të sulmit për të mbërritur te pasimi, në mos gaboj, i Çobës, dhe Bala, i cili e kupton se nuk nevojë ta godasësh, topin, por vetëm ta shtysh paksa, gati si në një ledhatim për në rrjetë.

Kështu pra, vrull i sulmit dhe pasime të pagabueshm­e për te ai, që është shënuesi i golit. Nuk mund të them se ishte i tillë edhe goli i Latifit të Tiranës, ndonëse edhe ky vetëm sa e "ledhatoi" për në rrjetë, ashtu si Bala. Abazaj nuk pasoi, gjuajti shumë bukur vetë, e ktheu portieri dhe Latifi aty afër drejt e për në rrjetë.

Prej këtu shkojmë te goli për shkëlqim i Carës. Po deshe quaje brazilian. E, kur i kthehemi ndeshjes së Vlllaznisë, fort i ngjashëm qe dhe goli i Grudës. Gjithçka ishte një provë stili deri në përkryerje...

Atëherë? Them se ia vlen të ndalemi te kësisoj kryevepras­h, edhe pse ato mbërrijnë prej një futbolli të kampionati­t modest të Shqipërisë. Dhe nëse këta episode stili, duke i komentuar, duke i veçuar, pse jo, duke ua zbërthyer përmbajtje­n krijuese me kompetencë interpreti­mi, atëherë edhe gazetaria futet në një rrugë tjetër, që i takon të jete rruga europiane. Duke i lënë pra, mënjanë të gjitha të tjerat: tregun, paratë, shitjet, blerjet, moviolën, VAR-IN, presidenti­n e klubit, drejtorin...

Sigurisht nuk e harrova golin e Qatos të Laçit! Të dukej se ishte marrë nga arkivi i Mishel Platinisë. Është për analizë filmike në leksionet e futbollit më të bukur të botës. Ajo që "po harroj" kësaj rradhe, është loja e portierëve. Me guxim them se asnjëherë në historinë e tij, Kampionati Kombëtar i Shqipërisë nuk ka patur kaq shumë portierë të mirë njëkohësis­ht. E me që jemi te stili: asnjëherë Shqipëria nuk ka patur portierë kaq elegantë, në fizik, në ndërhyrjet atletike të tyre dhe për çudi në goditjet e përsosura me organin më pak të përdorshëm në këtë rol, që janë këmbët. Qarri, Sherri, A.hoxha, Abdullahu dhe jo vetëm këta...

Kështu pra, ishin dy ndeshjet e bukura PartizaniS­K Tirana e Vllaznia-egnatia që nxitën këtë meditim timin përmes sinkronizm­it të stilit të gazetarisë së vjetër dhe kësaj të re. Dhe është mëkat që në këte rast të flasësh për fitues e humbës. Pati vetëm fitues. Fitoi futbolli europian i të katërt këtyre skuadrave.

Ndërkaq, i ndikuar prej një të famshmi të gazetarisë, Gianni Brera ( 1919- 1992), po më pëlqen që gjithë këte bukuri, çuditërish­t shqiptare, të shpalosur prej ndeshjeve të javës që shkoi, ta përcaktoj si civilizim të futbollit. Ma nxit kjo thënie e Brera-s:

"Sporti agonistik, - thotë ai, - e ka synimin e tij më të saktë për të shfaqur prirjet e një komuniteti, të një populli, madje të një populli i cili brenda këtyre prirjeve përfshin bukurinë fizike, përgatitje­n teknike e morale, kulturën - të gjitha këto në një fjalë të vetme: në civilizimi­n".

 ?? FOTO: P. PASHOLLARI ?? Moment nga goli i Tedi Carës në derbi
FOTO: P. PASHOLLARI Moment nga goli i Tedi Carës në derbi
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania