Panorama Sport (Albania)

Devolli: Mundim “demat” dhe heqim tersin, Kukësi mbijeton

-

Bledar Devolli ka ardhur me një mision të qartë në pankinën e Kukësit: të ndihmojë skuadrën për të siguruar mbijetesën në fund të këtij sezoni. Edhe pse është i vetëdijshë­m që momenti nuk është aspak i mirë, ka bindjen se të gjithë së bashku mund t'ia dalin. Të paktën, kështu shprehet në një prononcim të dhënë enkas për "Panorama Sport" timonieri më i ri i skuadrës së Kukësit. "Së pari, është kënaqësi të punosh në një klub si Kukësi, që ka bërë tani një emër në futbollin shqiptar dhe e shoh edhe si një hap pozitiv edhe në CV- në time si trajner. Jam i vetëdijshë­m që situata nuk është aspak e mirë, me ekipin që ndodhet në vendin e fundit. Por nuk jemi të pashpresë. Unë personalis­ht besoj se kjo skuadër dhe këta djem i kanë të gjitha mundësitë që në fund të sezonit të mbijetojnë, pasi të mos kisha besim nuk do të isha këtu", u shpreh fillimisht tekniku më i ri i skuadrës së Kukësit, i cili është i katërti për këtë sezon.

DËSHIRA

Në këto pak seanca stërvitore që ka qenë me skuadrën, Devolli ka parë dëshirë dhe seriozitet tek lojtarët, duke i dhënë besim për të bërë kthesën. "Disa seanca kemi bërë në kaq pak kohë, por më pëlqen ajo që ekipi ka treguar në stërvitje. Unë pak a shumë e njoh si skuadër, sepse jam munduar t'i ndjek dhe janë lojtarë që kanë cilësi. Detyra jonë është që të gjithë bashkë të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje që ka mbetur. Unë e kuptoj që ndoshta nga ana psikologji­ke nuk jemi mirë, për vetë situatën në të cilën ndodhet skuadra, por me besim dhe punë gjithçka mund të arrihet", vijoi më tej Bledar Devolli prononcimi­n për gazetën.

PARTIZANI

Kalendari i ka rezervuar Devollit një ndeshje të vështirë në start, teksa sot do të përballen për hesap të kupës me Partizanin kampion. Tekniku nuk trembet, por kërkon më të mirën për ekipin e tij, pasi një rezultat pozitiv ndaj të kuqve u shërben edhe për kampionati­n. "Normalisht që me Partizanin është një ndeshje e vështirë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të tentojmë më të mirën. Luajmë në fushën tonë përballë publikut dhe do të synojmë ta fitojmë këtë ndeshje. Edhe pse luhet për Kupë, unë e shoh edhe si një mënyrë që mund të na shërbejë në kampionat për të thyer paksa edhe tersin e rezultatev­e dhe ngërçin psikologji­k. Për këtë arsye, Kukësi do të tentojë të fitojë me Partizanin dhe më pas të nisim të mendojmë për kampionati­n", mbylli prononcimi­n e tij për gazetën numri një i pankinës verilindor­e. VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania