Panorama Sport (Albania)

Tirana në kaos, Halili i jep duart trajnerit Ahmataj

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Julian Ah mataj thuajse kanë ndarë rrugët, edhe pse në klubin bardheblu deri dje në mbrëmje nuk e pranonin që trajneri ishte shkarkuar. Fakt është që palët kanë thyer çdo bashkëpuni­m dhe konfirmimi i largimit pritet të ndodhë. Pas ndeshjes derbi, mes presidenti­t Refik Halili dhe trajnerit Julian Ahmataj, kanë pasur një takim, ku palët janë konfrontua­r për gjendjen e ekipit. Halili ka akuzuar trajnerin si një nga përgjegjës­it për performanc­ën e dobët të skuadrës që kulmoi në derbi me humbjen, ndërsa trajneri nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Takimi mësohet se ka qenë me tone të larta. Jo vetëm kaq, por numri një i bardhebluv­e ka kërkuar që Ahmataj të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Trajneri nuk ka pranuar të dorëhiqet. Çudia më e madhe ishte fakti se trajneri (Ahmataj) doli në konferencë para takimit me Teutën, foli për Kupën dhe në mbrëmje qarkulloi lajmi për shkarkimin nga ana e klubit e Julian Ahmatajt. I kontaktuar nga "Panorama Sport" në mbrëmjen e së hënës, presidenti Refik Halili mohoi që të ketë shkarkuar Ahmatajn, duke e konfirmuar në skuadër si dhe duke pranuar që ishte në takim me ekipin. Halili pranoi se kishte diskutuar me Ahmatajn në një takim për gjendjen e skuadrës, duke konfirmuar se i kishte kërkuar edhe dorëheqjen, por mohonte se skuadra ishte pa trajner dhe Juli ishte në krye të skuadrës. Një skemë e njohur kjo e Tiranës, pasi është parë edhe në rastin e trajnerëve të tjerë, ku klubi shpërndan një herë lajmin dhe më pas zyrtarizon shkarkimin. Tej të gjithave, paçka fjalëve, divorci i Ahmatajt me Tiranën i ndan vetëm zyrtarizim­i. Erbim Fagu mund të jetë trajneri i ri i skuadrës, së bashku me Erjon Xhafën, ndërsa te dera qëndrojnë Migen Memelli dhe Ernest Gjoka.

DEKLARATA

Intervista e Julian Ahmatajt për mediat para takimit me Teutën.

Humbja në derbi, a do të ndikojë për paraqitjet e Tiranës për kampionat dhe Kupë?

Pavarësish­t rezultatit që na ka mërzitur shumë, këtë e kemi shprehur edhe pas ndeshjes, skuadra prodhoi lojë. Vetëm si pasojë e disa gabimeve jemi mundur në atë ndeshje. Ndërkohë duhet të shohim përpara, pasi jemi brenda objektivav­e dhe duhet të luftojmë fort në çdo ndeshje për të arritur objektivat.

Me Teutën do të luani në Kupë, një ndeshje ku mund të vendoset shumë për gjysmëfina­len e këtij kompeticio­ni. Cili është vlerësimi juaj?

Është një tjetër ndeshje nesër(sot) nuk ka lidhje me kampionati­n është me dy takime. Dhe asgjë nuk vendosët në sfidën e parë, por duhet të jemi vendosur. Të fortë, pasi edhe Kupa është objektivi ynë.

Në dy sfidat e fundit keni barazuar në Durrës. Si e vlerësoni kundërshta­rin?

Kundërshta­ri është i fortë dhe agresiv sidomos në fushën e vetë, dhe ne duhet të përgjigjem­i me të njëjtën monedhë.

Ju folët vetëm për agresivite­tin e Teutës, por Tirana ka harruar të fitojë në Durrës...

Teuta ka një lloj agresivite­ti. Ne u jemi përgjigjur me të njëjtën mënyrë. Kemi pasur takimin nën kontroll, flas për 0-2 në Durrës, por dhe duhet të jemi më solidë nesër(sot) në fushën e lojës. Do të përdorim lojtarët tanë më të mirë dhe më të fortë për këtë sfidë.

A ndikon kalendari i ngjeshur në këtë pikë të sezonit?

Kampioni ka shumë ngarkesë, por ne do të përdorim lojtarët më të mirë dhe lojtarët më në formë.

Nisni një "tur force", sepse do të luani me më të fortët. A ju frikëson ky fakt?

Diferenca mes ekipeve nuk ka. Skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe ndeshjet i zgjidhin episodet. Në këtë aspekt të jemi të kujdesshëm për të mos pësuar aksidente dhe duhet të bëjmë më pak gabime.

Në fund të sezonit, me çfarë do të kënaqet nga Tirana e tij Julian Ahmataj?

Tirana ka vetëm një objektiv, titullin kampion. Ne duhet të sigurojmë vendin e katërt ose në "Final 4". Ne e kemi potenciali­n për të shkuar te titulli. Nuk e kemi vënë asnjëherë në dyshim dhe nuk jemi jashtë këtij objektivi. Edhe Kupa është objektiv i sezonit.

 ?? ?? Kur Halili prezantont­e Ahmatajn për trajner
Kur Halili prezantont­e Ahmatajn për trajner
 ?? ?? Erbim Fagu, kandidati për trajner i Tiranës
Erbim Fagu, kandidati për trajner i Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania