Panorama Sport (Albania)

Teuta me “armë” shtesë, Martinit i rikthehen Daci dhe mbrojtësi Jazxhi

-

Klejdi Daci dhe Artan Jazxhi do të jenë në dispozicio­n të Edi Martinit përballë Tiranës. Ndeshja do ta luhet të nesër(sot), në stadiumin "Niko Dovana". Daci dhe Jazxhi kanë shlyer dënimin e kartonit të verdhë që morën ndaj Vllaznisë. Kujtojmë se Daci dhe Jazxhi janë dy pika të forta të Teutës në këtë sezon.

PËRGATITJE­T - "Djemtë e Detit" kanë mbyllur dje përgatitje­t për takimin e parë çerekfinal të Kupës ndaj Tiranës. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe ndihmësve të tij, ekipi zhvilloi një seancë të karakterit taktik, ku stafi dha këshillat e fundit. Daja, do të jetë dyshimi i vetëm për bregdetarë­ve për ndeshjen e së martës, që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin "Niko Dovana. Lajmi pozitiv për trajnerin Martini vjen nga grupi lojtarëve i cili është i plotë, në gjendje optimale dhe në dispozicio­n të stafit teknik. Vështirësi­a është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshta­r që vjen pas një ecurie jo të mirë. Megjithatë, të besuarit e Martinit besojnë se do t'ia dalin. Në Durrës nuk mund të tolerojnë një hap fals, në këtë pikë të sezoni dhe fitorja në duelin e parë të Kupës është objektivi i vetëm. Teuta është në momentin e saj më të mirë të këtij sezoni, ndaj forma më e mirë për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtin Tiranën. Martini e njeh mirë kundërshta­rin, por dhe fakti që blutë vinë nga një situatë pozitive. Kjo gjë i jep më shumë moral "djemve të detit", që të tentojnë fitoren dhe të hedhin një hap drejt gjysmëfina­les, që aq shumë i duhet për moral. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që ta fitojnë këtë ndeshje e ta kalojnë dhe këtë pengesë. ANALIZA - Gjatë kryerjes së analizës Martini ka kërkuar që lojtarët të mendojnë vetëm për Tiranën, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishm­e. Sipas tij, vetëm, pasi të fitojnë ndeshjet një e nga një, do të flitet për objektivat madhorë. Në këtë moment flitet për ndeshjen e radhës që është Tirana. Trajneri në këtë sfidë pritet të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Kukësit. Mund të këtë lëvizje taktike që mund të jenë efikase, sepse skuadra kërkon të luajë më shkurt dhe lojtarët të jenë më afër njëri-tjetrit. Mbrojtja është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikaliz­ime dhe inkursione nga lojtarët anësorë, duke filluar nga Kotobelli, Kruja apo Gjinollari. Martini pret me ngulm që skuadra të marrë një fitore, por pse jo, të vazhdojë edhe më lojën e bukur që ka dhuruar në ndeshjen e fundit. Stafi teknik po e përgatit me kujdes takimin, me shpresën që nga kjo sfidë të dalin me fitore. Fillimi i mirë është gjysma e punës, prandaj skuadra duhet të marrë një rezultat pozitiv duke nisur që nga ndeshja e radhës. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania