Panorama Sport (Albania)

Hakaj: Nuk ndalemi as në Kupë, ja sekreti i Vllaznisë

“Jemi konsolidua­r, për kampion do t’i marrim punët shtruar”

- ADMIR URUÇI

Mbrojtësi: Mposhtëm një skuadër direkte për titull

Sipas Esin Hakajt, Vl laznia mundi një skuadër direkte për titull dhe fjalën e ka për fitoren me Egnatian. Mbrojtësi i majtë i kuqebluve, shprehet për “Panorama Sport” se lojtarët i motivoi 105 vjetori i klubit, teksa tregon edhe sekretin e kësaj skuadre. Hakaj është optimist për ndeshjen e Kupës ndaj Erzenit, pasi sipas tij, ky trofe mbetet një objektiv i rëndësishë­m për shkodranët dhe një mundësi e mirë për të shkuar në Europë.

Një fitore me shumë vlerë ndaj Egnatias, apo jo?

Po, e vërtetë. Ishte një fitore me shumë vlerë për ne. Më shumë në aspektin psikologji­k, pasi mendoj se ia dolëm në një ndeshje të rëndësishm­e. E kishim përgatitur mirë gjatë gjithë javës. Ia arritëm objektivit sepse ishim përgatitur për të marrë maksimumin dhe mendoj se e arritëm me meritë të plotë. Mposhtëm një skuadër direkte për titull e për këtë mendoj se duhet që të jemi të kënaqur.

Ishte “si qershia mbi tortë” pasi u arrit për 105 vjetorin e themelimit të klubit?

Ky ishte një motiv më shumë që duhej fituar ajo ndeshje. Fakti që kjo ndeshje përkonte edhe me 105 vjetorin e klubit, lojtarët u motivuan edhe me shumë, por e përsëris që për ne thjesht ishte ndeshja e radhës dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Çfarë keni ndryshuar?

Ekipi tani është konsolidua­r plotësisht, kemi fituar më shumë besim dhe mendoj se do të ecim mirë. Sekreti i Vllaznisë besoj se është te harmonia që kemi ne si grup. Te një grup që po funksionon si një familje nuk ka ku shkon më bukur. Tani që edhe rezultatet nuk po mungojnë, ne po bëjmë më të mirën për njëri-tjetrin.

A është një Vllazni që po

luan me shumë shpirt gare në fushë?

Janë disa ndeshje shumë të mira. Ekipi po tregon shumë karakter dhe me të vërtetë shumë garë e dëshirë. Të gjithë pa përjashtim po japin më të mirën në çdo ndeshje dhe në stërvitje. Duhet që t’i shfrytëzoj­më këto momente mjaft të mira.

Një objektiv është edhe Kupa, luani ndaj Erzenit nesër, çfarë ndeshje prisni?

Pa asnjë diskutim që po. Ne do të kërkojmë që të jemi fitues të saj dhe të sigurojmë përmes saj një vend në Kupat e Europës. Por, për të arritur këtë duhet të bëjmë më të mirën që këtë ndeshje. Një përballje jo e lehtë për ne. Dihet se Erzeni do të kërkojë edhe një mundësi për të qenë në Europë. Por, ne do të shkojmë

për të bërë më të mirën dhe për të arritur që të ruajmë këto rezultate pozitive dhe t’i paraprijmë kualifikim­it.

Në fundjavë luani kundër Dinamos për kampionat, një koment për këtë përballje?

Në radhë të parë të shikojmë takimin e Erzenit për Kupë, ndërsa natyrisht që do të mendojmë pas kësaj edhe për Dinamon. Dëshirojmë që të vijojmë këtë ecuri pozitive si në Kupë dhe në kampionat dhe jam optimist se edhe me Dinamon do ta vazhdojmë këtë ecuri.

Sa i arritshëm është titulli kampion?

Gjithçka në kohën dhe momentin e duhur. T’i marrim punët një nga një dhe takim pas takimi. Në radhë të parë të sigurojmë katërshen dhe pastaj të tjerat me radhë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania