Panorama Sport (Albania)

Ibrahimogl­u: Shqipëria e bukur, i dua të dy trofetë me Egnatian

Rrëfehet turku: Iniesta model për mua, Superiorja është...

-

Egnatia do të luajë ndeshjen e Kupës, e para në transfertë kundër Laçit, nesër në orën 13: 30. Para kësaj ndeshjeje, Melih Ibrahimogl­u, turku që mbërriti në këtë merkato janari në Rrogozhinë flet për herë të parë për “Panorama Sport” pas mbërritjes në Shqipëri. Nga përshtypje­t që ka krijuar, kampionati, Egnatia, modeli i lojtarit që është rritur, por edhe objektivat që janë dy trofetë, titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë.

Ibrahimogl­u, humbët me një rival direkt, çfarë nuk shkoi kundër Vllaznisë?

Ishte një ndeshje të cilën e patëm vlerësuar maksimalis­ht pasi e dinim që luanim me një nga skuadrat më të forta të kampionati­t. E nisëm keq ndeshjen pasi u ndëshkuam që në aksionin e parë të rrezikshëm dhe na u desh të reagojmë. Skuadra provoi të ndryshojë fatin e sfidës dhe falë insistimit ia dolëm të barazonim. Pjesa e dytë nisi mirë për ne, por sërish pësuam në goditjen e parë në kuadratin e portës. Pavarësish­t se ne e përqendrua­m lojën në gjysmëfush­ën e Vllaznisë, goditëm shtyllën e nuk ia dolëm të shmangnim humbjen. Në gjykimin tim nuk e meritonim pasi ne luajtëm më mirë duke patur disa raste të pastra për shënim. Futbolli ky është, jo gjithmonë mund të marrësh atë që meriton, por duhet të shohim përpara pasi ende shumë ndeshje na presin.

Luani në Kupë kundër Laçit, çfarë prisni nga kjo transfertë?

Kemi 2 ditë që po përgatitem­i në stërvitje për këtë ndeshje delikate kundër një rivali i cili tregoi para ca ditësh që është i mobilizuar në tërësi. Klubi e ka prioritet Kupën për shkak se ne jemi kampionët në fuqi të këtij trofeu ndaj na duhet të japim maksimumin. Mendoj që skuadra do të reagojë si për të lënë pas edhe rezultatin e keq me Vllazninë. Shikoj dëshirë dhe përkushtim te të gjithë shokët e ekipit dhe mendoj që i kemi mundësitë për t’ia dalë ndaj Laçit.

Si ka shkuar procesi i ambientimi­t në futbollin shqiptar? Për të qenë i sinqertë kam patur vështirësi pasi kampionati shqiptar është shumë i ndërlikuar. Natyrisht kjo ligë ka specifikat e veta dhe për mua që është një realitet i ri ma bën disi të vështirë përshtatje­n. Më kanë ndihmuar shokët e skuadrës, trajneri, njerëzit që punojnë te klubi dhe gjej rastin t’i falënderoj për përkushtim­in. Momentalis­ht nuk jam në kondicioni­n fizik 100%, por jam në rrugën e duhur që shumë shpejt të jap maksimumin për skuadrën time.

Çfarë ju bindi për të zgjedhur Egnatian?

Egnatian ma sugjeroi agjenti im, Emrah Akcaay. U konsultova me të dhe teksa pash interesimi­n dhe dëshirën e madhe të presidenti­t dhe drejtorit sportiv, e kështu vendosa të firmos me Egnatian.

Cili është objektivi që synoni me klubin rrogozhina­s?

Egnatia do të synojë të dy trofetë e mundshëm, kampionati­n dhe Kupën. Jemi 8 pikë të shkëputur në renditjen e klasifikim­it dhe kjo dëshmon se kemi diçka më shumë se rivalët. Në fund fatkeqësis­ht do na zerohen pikët dhe do të ndeshemi sërish me 3 ekipet që do të grumbulloj­në më shumë pikë.

Çfarë ju ka bërë përshtypje në Shqipëri, përtej futbollit?

Ajo që më bën përshtypje në Shqipëri është dashamirës­ia

që kanë njerëzit. Jam mrekulluar me bukuritë që ka ky vend. Qytetet nuk kanë zhurmë dhe smog, por karakteriz­ohen nga qetësia e cila ndikon pozitivish­t. Njerëzit janë shumë të apsionuar pas futbollit dhe unë lumturohem kur dëgjoj britmat e tyre në stadium. Më pëlqen ushqimi dhe mënyra karakteris­tike sesi e servirin nëpër restorante.

Çfarë ju premtoni tifozëve të Egnatias?

Kjo është intervista ime e parë në Shqipëri dhe nëpërmjet jush dua t’i them tifozëve që kam ardhur këtu për të fituar trofe. Ata meritojnë shumë nga ne dhe do të bëjmë gjithçka që t’i lumturojmë. Më kanë pritur mirë dhe ndihem pafund i lumtur kur më thërrasin emrin dhe më inkurajojn­ë me duartrokit­jet. I ftoj ata të na përkrahin pasi janë një shtysë e madhe për ne. Bashkë jam i bindur që në fund do të festojmë me trofe, do e sjellim titullin këtu. Ky qytet i vogël e meriton.

Kush është idhulli juaj?

Jam inspiruar duke parë Andres Iniestën. Mesfushori spanjoll ka fituar gjithçka në karrierë. Iniesta ka qenë një “magjistar” në mesfushë falë mënyrës sesi e interpreto­nte një ndeshje. Magjik me asistet dhe vertikaliz­imet duke e ridimensio­nuar futbollin tiki-taka. Për mua spanjolli është një nga më të mirët në historinë e futbollit botëror si numër “8”. ISA HALILI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania