Panorama Sport (Albania)

Behiratçe: Korça, shansi ynë “Kemi ekip të fortë, do të luftojmë deri në fund për të siguruar një vend në katërshe”

- FATJON RUPI

Mbrojtësi: Dinamo tani është skuadër më e bashkuar, gati të mposhtim Skënderbeu­n

Barazimi në Laç ish te rezultati i 4- t pozitiv për Dinamon, që e mban këtë skuadër me moral të lartë dhe afër 4- shes së parë. Nëse blutë kalojnë me sukses ndeshjen e prapambetu­r me Skënderbeu­n në Korçë, që luhet ditën e mërkurë, atëherë parakalojn­ë Tiranën. Por në kampin dinamovit nuk duan të bëjnë llogari para kohe. Zhoselin Behiratçe, një nga titullarët e Dinamos, tregon në një intervistë për “Panorama Sport” si ka ndryshuar skuadra në këto javë të fundit dhe thekson se ndeshja e së mërkurës është një shans i mirë, që duhet shfrytëzua­r sa më mirë.

Behiratçe, çfarë ka ndryshuar te kjo Dinamo, që në Laç arriti rezultatin e 4- t pozitiv radhazi?

Po, jemi në një moment të mirë. Për ndryshimin do të thosha se tani jemi më skuadër. Grupi i futbollist­ëve është më i bashkuar, më solid, të gjithë ne luftojmë më shumë për njëri- tjetrin me qëllimin e vetëm që Dinamo të marrë atë që meriton në fushë. Siç kanë treguar edhe rezultatet e fundit, skuadra ka forcë dhe tani na duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Do të theksoja se trajneri Mehmeti po bën një punë të mirë me të gjithë dhe mbi të gjitha kemi rritur besimin në vetvete se rrugëtimi ynë në këtë kampionat mund të jetë edhe më i mirë.

U ndalët në një barazim në Laç, si do ta komentonit atë ndeshje, mund të kishit marrë diçka më shumë?

Mendoj se po, mund edhe të kishim fituar, sepse në momente të caktuara luajtëm mirë dhe krijuam raste. Por Laçi na barazoi me atë gol nga distanca. Kompliment­e Qatos, sepse realizoi një gol vërtet të veçantë. Çdo ndeshje mund të fitohet, nëse ruan përqendrim­in nga fillimi në fund, megjithatë edhe kështu është mirë. Vazhdojmë të shohim përpara.

Ishte edhe pak ndeshje e ashpër, apo jo?

Në disa momente po, pati edhe shumë kartona të verdhë. Dihet që në fushën e Laçit luhet pak futboll më i fortë dhe ne ishim përgatitur për këtë pjesë. Rëndësi ka që e kaluam me rezultat pozitiv atë transfertë.

Tani vjen ndeshja e prapambetu­r me Skënderbeu­n, si një bonus për vendin e 4-t. Si e parashikon­i?

Në fakt, është një mundësi shumë e mirë për ne, por

nuk duhet të bëjmë llogari para kohe, sepse ndeshjet fitohen në fushë. Ndeshja e Korçës është një shans, që nuk duhet humbur. Nëse arrijmë të fitojmë, ngjitim një shkallë në renditje dhe e bëjmë më të prekshëm objektivin tonë të këtij sezoni.

Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të jemi të përgatitur për të dhënë më të mirën. Do të shkojmë për fitore, do të japim gjithçka për t’u kthyer në Tiranë me 3 pikë. Do të ishte shumë e rëndësishm­e, jemi të vetëdijshë­m për këtë pjesë.

Si do ta vlerësonit Skënderbeu­n si kundërshta­r?

Është një skuadër e mirë, që do të na e bëjë të vështirë ndeshjen. Ata luajnë një futboll agresiv, sakrifikoj­në dhe nuk kanë asnjë lloj presioni. Nuk kanë asgjë për të

humbur dhe kjo i ndihmon të luajnë mirë, por Dinamo është e përgatitur për çdo situatë. Kemi një skuadër të fortë dhe këtë duhet ta tregojmë edhe ndaj Skënderbeu­t.

Rikthehet Vila nga skualifiki­mi, por ju mungon

Kaçorri. Sa mund të ndikojë mungesa e tij?

Kaçorri është një lojtar shumë i mirë, që në ndeshjet e fundit ka luajtur mirë dhe ka shënuar. Megjithatë, mungesat në një kampionat të gjatë ndodhin dhe ne kemi një grup të kompletuar lojtarësh. Kemi në skuadër lojtarë që presin shansin e tyre dhe ky është momenti për ndonjërin prej tyre për ta ndihmuar skuadrën. Objektivi ynë mbetet që të japim më të mirën në çdo ndeshje dhe të synojmë fitoren. Fusha është ajo që tregon gjithçka.

 ?? ?? Zhoselin Behiratçe, mbrojtësi i Dinamos
Zhoselin Behiratçe, mbrojtësi i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania