Panorama Sport (Albania)

Nikaj: Dinamo s’na tremb, marrim tri pikët e radhës

-

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishm­e në transfertë ndaj Erzenit duke përmirësua­r ndjeshëm pozitat e veta në klasifikim dhe tani sheh nga ndeshja e radhës në kampionat përballë Dinamos, një ndeshje e prapambetu­r kjo që korçarët e luajnë në shtëpinë e tyre. Pavarësish­t faktit se me këtë fitore të fundit bardhekuqt­ë i janë afruar ndjeshëm zonës “Final Four”. Për sulmuesin shkodran Ardit Nikaj e rëndësishm­e është që ekipi të jetë i përqendrua­r te ndeshja e radhës dhe të marrë maksimumin në çdo takim. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Nikaj analizon fitoren me Erzenin dhe vendos objektivin e radhës ndeshjen me Dinamon. “Ka qenë një fitore e rëndësishm­e dhe ndjehemi mjaft mirë. Fitorja e dytë brenda dy javësh është shumë e rëndësishm­e për të forcuar pozitat tona në klasifikim. Analizuam me kujdes ndeshjen me Kukësin dhe kërkuam që të ktheheshim te loja jonë e zakonshme. Lojë që e gjetëm në pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj Erzenit. E kishim vlerësuar maksimalis­ht këtë takim dhe arritëm të shënonim dy gola të shpejtë. Gola që na dhanë siguri dhe garanci për të përballuar me qetësi pjesën e mbetur të takimit. Jemi të kënaqur për këtë tri pikësh të marrë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat”, theksoi fillimisht Nikaj. DINAMO - Në lidhje me përballjen e prapambetu­r me Dinamon dhe rëndësinë e këtij takimi, shkodrani i sulmit të korçarëve është i bindur që ndeshja ka po të njëjtën rëndësi aq sa kishte një muaj më parë. “Ndaj Dinamos është një ndeshje shumë e rëndësishm­e. Po aq e rëndësishm­e sa ishte edhe në janar kur duhet të luanim këtë takim. Normalisht që koha ndryshon dhe ditët e përgatitje­s kanë qenë më të pakta, por mobilizimi nga ana jonë është maksimal. E shohim si një ndeshje radhe që e duam të fituar. Për ne ky është objektivi sezonal, ndeshja e radhës. Më pas në fund të sezonit do të bëjmë bilancet”, vijoi sulmuesi i Skënderbeu­t.

FORMA - Goli i shënuar ndaj Erzenit ishte mjaft i rëndësishë­m për Nikajn që i ka munguar prej javësh diçka e tillë. Ai e shpreh mjaft mirë në këtë takim dhe duket se po le pas problemet fizike që e mundonin prej javësh duke mos e lënë të japë maksimumin. “Goli i shënuar ka qenë shumë i rëndësishë­m, pasi më mungonte. Por kam gjetur edhe qetësinë, pasi po le pas problemet fizike. Gjatë këtyre kohëve kam pasur shqetësime fizike që nuk me lejonin të isha në 100% të formës sime. Por kam bindjen se tani jam më mirë dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”, mbylli prononcimi­n e tij sulmuesi i Skënderbeu­t, Ardit Nikaj. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania