Panorama Sport (Albania)

Hoxhaj: Elbasani rifillon historinë “Me Bylisin e kemi thjesht ndeshje radhe, duhet të marrim maksimumin në Ballsh”

- VLADIMIR MEMA

Sulmuesi vlonjat më në fund u zhbllokua, gjeti dy golat e parë ndaj Luzit

Ardit Hoxhaj më në fund zhbllokohe­t në kampionat. Këtë sezon ai ka provuar shijen e golit vetëm në Kupë. Pak e nga pak, sulmuesi i Elbasanit po rikuperohe­t nga një dëmtim i gjatë që e ka privuar jo pak. Është pikërisht ky fakti që po e kënaq më shumë. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, 29-vjeçari shpreson që dopieta ndaj Luzit të jetë një ogur i mirë edhe për vazhdimësi­në. Hoxhaj pohon, se Elbasanit nuk i takon të luajë në këtë kategori, por në Superiore. Ndaj, vendi i parë nuk është një obsesion, ndërsa kërkon të marrin më të mirën ndaj Bylisit të hënën.

Ardit, vijnë dy golat e parë në kampionat këtë sezon, si ndiheni?

Jam shumë i lumtur për golat e shënuar, por më i lumtur jam për formën, pasi po rikthehem pas dëmtimit të gjatë që kalova. Po ndihem mirë në fushë dhe për këtë gjë dua të falënderoj trajnerin, stafin dhe shokët e ekipit që më kanë mbështetur shumë. Kam pasur një dashamirës­i nga të gjithë që të rikthehesh­a në formë. Më tepër ndihem i lumtur që pashë të gëzoheshin dhe festonin më shumë shokët,

trajneri dhe stafi për golat e mi.

E kishit vuajtur mungesën e golave apo nuk ju interesojn­ë shumë?

Të them të drejtën, nuk e mendoj asnjëherë pjesën e

golave. Normalisht, dëshira ime është që të shënoj në çdo ndeshje, por nuk më interesojn­ë shumë. Mjafton që skuadra të marrë fitoren. Shpresoj tani që këto gola të jenë thjesht një ogur i mirë për vazhdimësi­në.

Distanca me rivalët poshtë Elbasanit tani është 10 pikë, sa komodë e ndieni veten?

Vërtet jemi shkëputur me 10 pikë nga rivalët poshtë vetes, por janë ende edhe shumë ndeshje për t’u luajtur deri në përfundim të garës. Asnjëherë nuk mund të ndihesh komod, për më tepër kur kemi pas vetes edhe një ekip si Flamurtari, që po kalon një formë të mirë pas ardhjes në krye të trajnerit Memushi.

Ndërkohë, këtë javë luani me Bylisin, si e prisni?

Normalisht për Bylisin duhet pasur vlerësim për rezultatet që ka. Personalis­ht unë e shoh si një ndeshje radhe, ku duhet të bëjmë maksimumin tonë.

A është Elbasani nën presion, sepse në rast humbjeje shkëputeni nga vendi i parë?

Të them të drejtën, Elbasanit nuk i takon të bëjë histori në këtë kategori. Këtu jemi thjesht kalimtarë. Detyra jonë kryesore është të rikthehemi në Superiore dhe aty të rifillojë historia dhe suksesi që meriton ekipi i Elbasanit dhe i gjithë qyteti. Sigurisht që na pëlqen të dalim në Superiore si kampionë, për t’i dhënë një gëzim më shumë qytetit dhe tifozëve. Ndaj ne do bëjmë maksimumin tonë.

JAVA 21

U LUAJTËN BURRELI-TOMORI 2-0

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania