Panorama Sport (Albania)

Magani dhe Canka: Lushnja luan vendin e gjashtë më Korabin

Kapiteni: Dy golat, dhuratë vetes për ditëlindje­n

- ALBAN ALUSHI

Trajneri: Me Vorën na e lehtësoi

i kuqi

i portierit

Lushnja, me fitoren e fundit në shifrat 2-1 ndaj Vorës në “Roza Haxhiu”, arrin Korabin në renditje dhe rriten shpresat për të siguruar vendin e gjashtë në përfundim të fazës së dytë. Duke qenë në të njëjtën kuotë pikësh me Korabin, Lushnja e ka vetë në dorë fatin e vendit të gjashtë, pasi ka përballjen direkte me dibranët, të cilët falë golavarazh­it më të mirë janë më lart se të besuarit e trajnerit Gugash Magani. Në suksesin ndaj Vorës, protagonis­t absolut ka qenë kapiteni 37-vjeçar Mikel Canka, me një dygolësh të shënuar në ditën e lindjes.

GUGASH MAGANILUSH­NJA zhvilloi ndeshjen e saj më të mirë në drejtimi ne trajnerit Magani duke mposhtur Vorën e vendit të tretë. Trajneri Gugash Magani pas fitores me Vorën për “Panorama Sport” u shpreh: “Të jem i drejtë në mendimin tim, mund t’ju them se dalja me karton të kuq i portierit të Vorës na i lehtësoi më shumë gjërat. Për pak minuta shkoi 2-0. Në momentin më të mirë tonin, kur ne duhet të ishim më të kontrollua­r në pjesën e prapavijës, shkojmë dhe kalojmë në aventurë. Na kap kundërshta­ri me një kundërsulm dhe me meritë na shënon golin. Nga ai moment, pastaj filloi një trysni e madhe. Si te ne edhe te lojtarët, në një kohë relativish­t nga gjysma e pjesës së parë deri në fund. Edhe me një lojtar mangët, Vora na vuri pak në vështirësi, sepse ne kishim problem psikologji­k. Folëm, bëmë ato zëvendësim­et që duheshin. Pra, bëmë një zëvendësim sepse Canka doli i dëmtuar. Ishte zëvendësim që nuk ishte si logjikë e lojës, por ishte i detyrueshë­m. Pjesën e dytë, mendoj se e kemi kontrollua­r më mirë lojën edhe pse kundërshta­ri po punonte shumë për ta barazuar ndeshjen. Ne ishim cinikë. Po të ishim treguar pak më të kujdesshëm, unë mendoj që do ta kishim bërë edhe golin e sigurisë. Kam pretendime­t e mia për një 11- metërsh. Duke pasur parasysh se është sistemi VAR, mbase logjika ime bie poshtë. Megjithatë, morëm një fitore ndaj një skuadre shumë të investuar, shumë të fortë, që është me meritë në pjesën e sipërme të renditjes”.

MIKEL CANKA - Kapiteni i Lushnjës Mikel Canka festoi 37-vjetorin duke shënuar një dygolësh në harkun kohor të pesë minutave. Më pas, një dëmtim e detyroi të linte fushën e lojës. “Ne ishim përgatitur për këtë atmosferë kaq të bukur. Isha i përqendrua­r 100% te kjo ndeshje. Ishim përgatitur për një ndeshje fantastike dhe dhamë maksimumin tonë në fushë. Në ditën e lindjes sime bëra një dygolësh dhe kjo ishte një dhuratë për veten. Këtë sukses ia dedikoj familjes dhe të gjithë shokëve të ekipit. Ne do të japim gjithçka për të qenë në gjashtë më të mirët. Siç luajtëm me Vorën, për gjithçka, ashtu do të bëjmë edhe me Korabin, që ka një ekip të fortë. Ndjej një shqetësim në pulpën e këmbës, por në ditët në vazhdim do ta shoh më mirë. Shpresoj të më kalojë dhe të jem i gatshëm për të ndihmuar ekipin tim. Siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh Canka për gazetën.

 ?? ?? Gugash Magani, trajner i Lushnjës
Gugash Magani, trajner i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania