Panorama Sport (Albania)

Starton faza e dytë, bindin ekipet e kreut

-

Kampionati kombëtar i futbollit për femra ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 14-të, javë që shënon edhe startin e fazës së dytë. Gjithçka e thjeshtë për ekipet e kreut, teksa Tirana, Vllaznia dhe Apolonia morën fitoret e radhës, ndërsa suksese me goleada regjistrua­n edhe Laçi e Kinostudio. Tirana e ka ruajtur kryesimin, teksa kaloi Lushnjën në transfertë me rezultatin dyshifror 0-13. Musaj realizoi poker për kryeqyteta­set. Nga një tripletë për kokë për Alesja Cinajn dhe Klesta Agon. Dopietë për Feratin dhe një gol e shënoi Zarka. Me pikë të barabarta me skuadrën bardheblu ndodhet Vllaznia, teksa shkodranet likuiduan Partizanin 3-0 në “Loro Boriçi”. Për t’i zhbllokuar shifrat mendoi Franja që në fillim, e cila tundi rrjetën në minutën e 4-t, ndërsa në të 11-ën Berisha dyfishoi rezultatin për shkodranet. Në pjesën e dytë ishte sërish Berisha, e cila në të 70-ën, vulosi suksesin 3-0 të kampioneve në fuqi. Gjithçka e thjeshtë për Apoloninë, e cila mposhti Gramshin 7-0 në Fier. Ndoj dhe Levenaj regjistrua­n dopieta, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Tukaj, Hamonikaj e Nyabuto. Në shifrat 7-0 fitoi edhe Laçi në shtëpi kundër Skënderbeu­t, teksa protagonis­te kryesore në suksesin e kurbinasev­e ishte Stalaj, autore e 4 golave. Ndërkohë Caka me dopietë dhe Vasa kompletuan goleadën. Kinostudio mundi gjithashtu me goleadë Teutën në Durrës, me vajzat e trajnerit Gëzim Gjonpalaj që triumfuan 1-8. Tripletë për Torin, Doçe realizoi dopietë, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Bushati e Lulaj. Golin e vetëm për Teutën e realizoi Bajramaj, e cila gjithashtu shënoi edhe një autogol. A.DUSHKU/A.ALUSHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania