Panorama Sport (Albania)

All-star Game për rekord, Lindja dominon Perëndimin

Lillard MVP, shënohet shifra më e lartë në historinë e pikëve

-

NBA/ Ekipi i Antetokuon­mpo mund 211-186 skuadrën e James

Në Indianapol­is u zhvillua ndeshja e yjeve në NBA (All-star Game), një sfidë e rikthyer në formatin klasik, që vendosi përballë lojtarët që përfaqëson­in konferenca­t respektive. Një ndeshje që përveç spektaklit të garantuar, stampoi edhe disa rekorde. Ekipi i Konferencë­s së Lindjes, i udhëhequr nga kapiteni Anetetokou­nmpo triumfoi me rezultatin 211186 kundër skuadrës së Perëndimit, me kapiten Lebron James. Yjet e Lindjes bëhen kështu skuadra e parë në historinë e “All- Star Game” që shënojnë mbi 200 pikë në këtë takim, ndërsa deciziv në fitoren e tyre rezultoi Lillard, i cili u shpall MVP me 39 pikë, duke u nderuar me trofeun “Kobe Bryant MVP”. Lillard u mbështet nga Brown me 36 dhe Haliburton me 31. Për skuadrën e Perëndimit nuk mjaftoi paraqitja e jashtëzako­nshme nga Towns, autor i plot 50 pikëve. Ndeshja e yjeve 2024 në NBA do të kujtohet gjatë, një javë e karakteriz­uar nga dueli me gjuajtje nga harku mes Curry dhe Ionescu, i fituar nga Steph, apo nga sfida Lillard- McClung në gjuajte për 3 pikë

dhe zhytje. Por mbi të gjitha ndeshja e yjeve mes Lindjes dhe Perëndimit, rigjen formatin klasik, jo më me zgjedhjen e lojtarëve nga dy kapitenët. Një sfidë historike edhe për faktin se për herë të parë një prej skuadrave kalon shifrën e 200 pikëve të realizuara, me

ekipin e Lindjes që regjistroi të paktën 51 pikë për çdo periodë (53-47, 51-42, 56-47, 5150). Rekordin e mëparshëm e mbante ekipi i Konferencë­s së Perëndimit, që kishte shënuar 196 pikë. Gjithashtu totali i 397 pikëve në “All-starin” e 73-të, e theu rekordin e 374 pikëve të realizuara në vitin 2017. Një tjetër rekord mban firmën nga “King” Lebron James, teksa 39- vjeçari që luan për Los Angeles Lakers, ishte i pranishëm në “AllStarin” e 20- të, si askush tjetër më parë. Megjithatë, për shkak të dëmtimit në kavilje, James luajti vetëm 14 minuta për skuadrën e Konferencë­s së Perëndimit, duke realizuar 8 pikë. Tashmë pas javës së yjeve, NBA do të rikthehet në mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes me ndeshjet e sezonit të rregull, teksa do të luhen plot 12 takime, të vlefshme për të dyja konferenca­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania