Panorama Sport (Albania)

Inter-atletiko, pritet sfidë e hekurt në “San Siro”

-

SUPER SFIDA

Goglat u treguan kapriçoze me Atletikon e Madridit në shortin e Champions-it. Pavarësish­t se dolën të parët në grup, ekipi i Simeones peshkoi praktikish­t një nga ekipet më të vështira në vazot e dyta: Interin. Zikaltrit janë finalistët e sezonit të kaluar dhe në 13 ndeshjet e fundit kanë humbur vetëm atë ndaj djemve të Guardiolës. Gjatë kësaj periudhe kanë arritur të marrin 7 fitore dhe 5 barazime. Mbi të gjitha të mbajnë portën e paprekur në 62% të këtyre ndeshjeve të luajtura. Formacioni i Inzagit ka pësuar vetëm 9 herë dhe në kampionat po bën një ecuri të jashtëzako­nshme. Mirëpo, goglat nuk u treguan bujare as me Interin. Sepse kjo Atletiko, pavarësish­t se në kampionat nuk po bën mirë, në Champions ka arritur rekordin e dytë më të mirë të historisë për gola të shënuar. Formacioni i Simeones ka arritur ta çojë topin në rrjetë 17 herë në ndeshjet e fazës së grupeve. Ndeshja e fundit ku janë përballur të dyja skuadrat, edhe pse nuk ka qenë zyrtare, është ajo e gushtit të vitit 2018. Bëhej fjalë për turneun miqësor të Internatio­nal Champions Cup që u fitua nga zikaltrit me golin e Lautaro Martinezit. Një personazh që përpara sesa të transferoh­ej në Milano kishte kaluar vizitat mjekësore me skuadrën e Atletikos. Madje, kishte firmosur një parakontra­të. E ka treguar edhe vetë drejtori Auzilio, që udhëtoi drejt Argjentinë­s për ta transferua­r me ngulm në Milano. Sot për sot është kërcënimi më i madh për Atletikon me 23 gola dhe 5 asite në 31 ndeshje të luajtura. Edhe Turam ka arritur 12 gola. Të dy bashkë kanë 35 në total, dy më pak sesa dyshja e sulmit Grizman-morata. Kjo e bën këtë ndeshje të hekurt, të paparashik­ueshme dhe të luftuar. Një nga sfidat më të ekuilibrua­ra të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, e cila do të thotë shumë për vazhdimësi­në e këtij kompeticio­ni deri në fund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania