Panorama Sport (Albania)

Gabime trashanike dhe gola me shumicë, Milani humbi 2 herë në Monza Gabia: Humbje e pësuar në grup, do të reagojmë në Ligën e Europës

Taktika dhe psikologji­a, ekipi “shkërmoqet” sapo pëson Mbrojtësi: Joviçi nuk ka pse kërkon falje

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Prapavija përsëri në hall, analiza shpjegon gjithçka

Katër gola nga Mon za që këtë shifër e kishte arritur me pesë ndeshjet pararendës­e janë më shumë se një kambanë alarmi për Milanin. Në komentet pas disfatës të së dielës, Stefano Pioli i mori të gjitha përgjegjës­itë e rastit. Rrotacioni­n e shpjegoi me nevojën për të pushuar të disave ( Leao, Kjaer, Zhiru dhe Pulisiç), por një ndryshim kaq i madh në formacioni­n titullar ishte e pashmangsh­me që të kishte pasoja. Çau ishte në rregull fizikisht e mund të luante, ndaj trajneri nuk pranoi që e kishte ekspozuar ndaj rrezikut. Benaser dhe Adli ishin të njëjtët mesfushorë që luajtën kundër në fitoren ndaj Napolit, ndërsa Joviç ishte në një moment të mirë, megjithatë të gjithë “investimet” tradhtuan. Mbrojtësi gjerman gaboi te tre nga katër gola, Joviç në sjellje dhe Çukvueze e Okafor dukej sikur kishin harruar skemat ekipore. Praktikish­t, një dorë e mirë fajesh që duhen ndarë mes zgjedhësit dhe të zgjedhurve sepse nëse në pjesën e parë humbi skuadra, në të dytën humbën titullarët që ndërtuan dhe prishën gjithçka. Praktikish­t Milani humbi dy herë brenda së njëjtës ndeshjes.

I NJËJTI HALL – Realisht, në golin e dytë dhe të tretë, në vend të gabimeve të individëve, u shfaqën vështirësi­të e përgjithsh­me të fazës mbrojtëse të Milanit, nisur nga zakoni i vjetër për të mos filtruar tranzicion­et e kundërshta­rit. Efekti më i dukshëm i mbrojtjes së pamjaftues­hme së portës është zhvlerësim­i i golave të shënuar. “Djalli” ka sulmin e dytë të kampionati­t pas Zhiru shënon çdo dy ndeshje, Loftus-çik

ka mesatare sulmuesi në këtë 2024 dhe Pulisic është rikthyer sërish në futboll. Epo ja që mbrojtja e njëmbëdhje­të e turneut është një vrimë që fut gola e që anulon një prodhim të shkëlqyer ofensiv. Është koncepti i famshëm për të cilin Pioli ka folur

tashmë disa herë, ai i të qenit në gjendje të shënojë më shumë gola se kundërshta­rët nga një skuadër e prirur më shumë drejt sulmit sesa mbrojtjes. Dhe më pas mbetet një humnerë mes golave të pësuar në shtëpi dhe transfertë: 7 në “San Siro” ( 12 ndeshje) kundrejt 24 në 13 transfert). Për të kuptuar krizën e rëndë difensive kuqezi, mjafton të themi se më keq bëjnë vetëm Kaljari (25 gola), Sasuolo ( 29) dhe Frozinone (30). Një statistikë që nuk i bën nder një skuadre që ka vendin e dytë në radarët e saj.

Në këtë 2024 ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Milanit si titullar përveç “debutimit” në Empoli. Mateo Gabia është rikthyer i transformu­ar nga huazimi te Vijareali dhe Milani po i shijon frytet e mbrojtësit të rritur në akademinë kuqezi. Pikërisht 24-vjeçari ka analizuar humbjen e skuadrës me Monzën në një intervistë për televizion­in e klubit.

Çfarë ndodhi në Monza?

Gabuam duke dhënë gjithçka dhe kjo dhemb shumë. Sa herë që ndëshkohem­i faji është kolektiv, por pasi barazuam menduam se mund të fitonim dhe ndoshta humbëm disa ekuilibra. Sidoqoftë sezoni është i gjatë dhe për fat do të mundësi të harrojmë gjithçka pasi do të luajmë të enjten ndaj Renit.

Në stërvitje u shfaqën fytyra të zhgënjyera, si e keni “tretur” humbjen?

Ka shumë zhgënjim, edhe sepse ishte një ndeshje që tentuam edhe ta fitonim. Kur vjen disfata kështu të dhemb shumë. Duhet të përpiqemi ta lëmë atë mbrëmje negative këtu dhe të punojmë të fokusuar në të ardhmen tonë, duke qenë se na presin dy ndeshje të rëndësishm­e.

Çfarë ndodhi në golin e dytë?

Ishte një situatë në të cilën mund të kishim qenë më të qartë. Është një gabim në një ndeshje në të cilën kemi bërë disa të tillë. Na shqetëson dhe na bën të ndihemi keq. Sidoqoftë, janë pjesë e futbollit.

A duhet të shikoni prapa jush tani?

Besoj se synimi i të gjitha skuadrave është të bëjnë një garë. Ne jemi një ekip ambicioz, por pas Monzës nuk mendoj se është e drejtë të thuhet se po kthehemi pas. Ne duhet të shikojmë veten dhe pastaj gjithmonë përpara.

Kur ishte rezultati 2-2 kishit shumë dëshirë për ta fituar ndeshjen, apo jo?

Po, sinqerisht në fushë kishim ambicie për të fituar. Ky ishte qëllimi ynë, ne punuam mirë gjatë gjithë pjesës së dytë, u rikuperuam nga një ndeshje e vështirë. Pati gabime që shkaktuan 3-2 dhe 4-2. Synimi ynë ishte të fitonim, atëherë nëse nuk do të ishte e mundur të barazohej, sigurisht që ishte më mirë se humbja. Por në një moment të tillë mendoj se ishte legjitime të kishim mendime pozitive për të fituar.

Ju ka kërkuar falje Joviç?

Luka duhet të qëndrojë i qetë. Të dielën bëri një gabim, por është

një person i jashtëzako­nshëm. Të gjithë bëjnë gabime, na vjen keq, edhe atij i vjen shumë keq. Do të jemi gjithmonë pranë tij. E rëndësishm­e është që të kuptojë se ka bërë një gabim, e rëndësishm­e është që të kthehet për të dhënë ndihmë siç ka bërë gjithmonë këtë vit si një profesioni­st shembullor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania