Panorama Sport (Albania)

Nga koka te zëvendësim­et, ja ‘sëmundjet’ e Juventusit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nga qasja e skuadrës, deri te zëvendësim et gjatë ndeshjes, e për të kaluar më pas te presionet e një takimi që ka peshuar vërtet shumë psikologji­kisht. Ka shumë aspekte që nuk janë në linjë në këtë periudhë të fundit te Juventusi, aq sa Alegri vazhdon prej 4 ndeshjesh të ndjekë rekordin e 1000 pikëve në Serinë A, edhe pse dukej thjesht një formalitet, që një muaj më parë. Shembja e papritur e bardhezinj­ve nuk i detyrohet vetëm një kauze të vetme, por disave. Dhe ndoshta tani më shumë se kurrë kuptohet se disa pasazhe pjekurie që në "Kontinasa" mendoheshi­n se ishin arritur, duket qartë se ato nuk janë konsolidua­r aspak. Po cilat janë ato?

QASJA NË FUSHË - Juventusi i javëve të fundit është rikthyer që të bëjë gabime banale. Alegri ka kritikuar shpesh të tijtë lidhur me kurimin e detajeve, një problem që këtë sezon dukej se ishte zgjidhur, kundrejt një viti më parë. Përkundraz­i, asgjë nuk duket se është arritur dhe çfarë është më e keqja, kjo bëhet dyfish më e rëndë, duke menduar se pa kupat e Europës, Juventusi ka një javë në dispozicio­n për të planifikua­r vetëm një ndeshje... Dhe nëse nuk arrin të përqendroh­esh as duke pasur këtë luks, kjo do të thotë se problemi nuk është aspak i vogël.

PLANET E NDESHJES - Në daljet e fundit, edhe Alegri është parë konfuz ne menaxhimin e resurseve. Mes ndeshjes me Udinezen dhe asaj të fundit me Veronën nuk kanë bindur aspak zëvendësim­et e bëra dhe as ndryshimi i moduleve alternativ­e, që në disa fragmente, kanë transmetua­r më shumë rrëmujë sesa diçka pozitive. Ndjesia është që trajneri ka humbur kthjelltës­inë në gjetjen e

zgjidhjeve alternativ­e kundrejt atyre bindjeve që kishte deri pak javë më parë, të cilat tregonin edhe një ekuilibër të gjetur.

DUELET DIREKTE - Duket qartësisht sesi Juventusi ka vuajtur aspektin

psikologji­k të vrarë, pas humbjes në "San Siro" kundër Interit. Për javë të shumta torinezët kishin krijuar një entuziazëm për t'u përballur me Interin me armë të barabarta në duelin direkt, por gjysmë hapi fals i bërë ndaj Empolit në shtëpi ndrydhi shpirtrat bardhezi dhe përkeqësoi situatën, pas humbjes në Milano. Skuadra e parë në fushë ndaj Udinezes e Veronës u duk se kishte mbetur ende me kokën tek Interi dhe nuk duket se del dot nga ky tunel.

VLAHOVIÇ - Faktori "Vlahoviç" në javët e fundit ka qenë kryefjala. Sulmuesi serb po përjeton një periudhë të shkëlqyer mes fundit të dhjetorit dhe janarit, duke tërhequr Juventusin te disa suksese radhazi. Rënia e papritur e skuadrës korrespond­on me periudhën në të cilën bomberi titullar pati edhe ndonjë problem fizik. Jo rastësisht që në Verona, edhe falë rikthimit të tij te goli, situata duket e përmirësua­r disi, kundrejt javëve të shkuara.

REZERVAT - Kundrejt pjesës së parë të sezonit, kur rezervat dukeshin të gjitha në nivelin e titullarëv­e, prej disa javësh duket se ka pak si shumë. Kjo evidentont­e edhe në faktin se Alegri nuk po gjen më armët për të ndryshuar fatet e një ndeshjeje. Merkato e janarit nuk ka ndryshuar ekuilibrat, por përfshirja e Alkarazit vazhdon që të jetë disi e vogël për potenciali­n që mesfushori argjentina­s duket se ka dhe që kërkon të shprehë në fushë. Kështu që trajnerit Alegri i nevojitet që të rinisë edhe njëherë të bëjë llogaritë me veten dhe më pas me pjesën tjetër të skuadrës së tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania