Panorama Sport (Albania)

Mbape është i Realit, ka firmosur për 5 vjet

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Kilië Mbape dhe Reali i Madridit kanë një marrëveshj­e të mbyllur dhe të nënshkruar dy javë më parë sipas së cilës, që nga 1 korriku 2024 sulmuesi francez do të bëhet një lojtar i ri për "los blancos". Lajmi është bërë me dije nga e përditshmj­a spanjolle "Marca". Në këtë mënyrë, brenda 132 ditëve do të përfundojë zyrtarisht një nga telenovela­t më të gjata në botën e futbollit në dekadat e fundit. Lojtari dhe klubi përmbushin kështu dëshirat e tyre dhe më në fund bashkojnë fatet e tyre, duke lënë pas një rrugë që ka përjetuar lloj-lloj peripecish që nga vera e 2017- ës. Ditët e fundit një nga klubet më të fuqishme në skenën e futbollit ka eksploruar mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin ende të PSG-SË, por rrethi i ngushtë i lojtarit ka refuzuar, sepse Mbape e kishte marrë një angazhim për t'u bashkuar me Realin e Madridit.

PSG-JA JASHTË LOJE - Kur futbollist­i u takua me presidenti­n e PSG-SË të martën e kaluar për ta informuar se më 30 qershor do të largohej nga klubi, ai i kërkoi dhe diçka shtesë: klubi nuk duhej t'i paraqiste asnjë ofertë të re rinovimi. Arsyeja ishte se ai kishte firmosur tashmë kontratën që do ta lidhte me Realin për pesë sezone. Ajo bisedë u zhvillua në një atmosferë përzemërsi­e, sepse që kur ai bëri komunikimi­n zyrtar në qershor të vitit të kaluar se nuk do të ushtronte sezonin e tretë opsional në kontratën e tij. Naser Al Khelaifi ishte i vetëdijshë­m se mundësitë e tij për ta bindur atë përsëri ishin reduktuar shumë. Bosi nga Katari ishte tashmë më i interesuar që ylli i tij të përmbushte angazhimin e rënë dakord në verë për të hequr dorë nga një gjë shumë e rëndësishm­e, kësti i tretë i bonusit të besnikëris­ë,

për ta lejuar atë të ribashkohe­j me ekipin e parë.

KONTAKTI ME REALIN NË JANAR, FIRMA NË SHKURT - Skenari i këtij kapitulli përfundimt­ar është ndjekur me përpikëri si nga Reali, ashtu edhe nga lojtari, i vetëdijshë­m se pas asaj që ndodhi në maj 2022 , atij i duhej të "pajtohej" me drejtuesit e klubit madrilen dhe

mbi të gjitha me tifozët e tij. Në ditët e para të janarit, sapo kontrata e tij hyri në gjashtë muajt e fundit, Madridi kontaktoi përfaqësue­sit e Mbapesë dhe përgjigja ishte pozitive. Kur tetë muaj më parë ai informoi me letër klubin parisian se po hiqte dorë nga ushtrimi i sezonit të tretë opsional në kontratën e tij, ai kishte marrë tashmë një vendim të prerë: destinacio­ni i tij do të

ishte Madridi. Dhe kjo gjë u finalizua në shkurt siç raporton "Marca".

PAGA - Pas rregullimi­t të disa koncepteve, sulmuesi francez do të mbërrijë si më i paguari në skuadër bazuar në statusin e tij jozyrtar si lojtari më i mirë në botë, por me një rrogë jo shumë larg lojtarëve që fitojnë më shumë në skuadër, të cilët janë Kros, Modriç dhe Alaba. Burimet pranë klubit e

vendosin atë në një shkallë rritëse nga 15 në 20 milionë euro neto në vit plus bonuse për objektivat gjatë pesë viteve që do të zgjasë kontrata. Gjatë dy sezoneve të fundit në Paris, Mbape ka fituar 32 milionë euro neto në sezon (72 bruto). FLORENTINO DHE PREZANTIMI - Që kjo marrëveshj­e të përmbyllet me një "happy end" pas kaq shumë, nevojitet një ceremoni

madhështor­e prezantimi në "Bernabeun" krejt të ri e që pritet të inaugurohe­t më 1 korrik. Në zyrat e klubit madrilen në Valdebebas po punohet për të formësuar këtë event, që do të presë duke parë dhe angazhimet e Mbapesë me kombëtaren franceze në "Euro 2024" dhe pjesëmarrj­en e mundshme me skuadrën olimpike në Lojërat Olimpike Verore që këtë vit do të mbahen në Paris.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania