Panorama Sport (Albania)

Ëndrra faraonike e Perezit, ylli francez dhe stadiumi i ri

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Kur Florentino Perez planifikoi "Santiago Bernabéu"-n e ri, ai e kishte të qartë se në ditën e inaugurimi­t duhej të kishte një super ekip dhe lojtarët më të mirë në botë. Objektivi është më se i arritur prej disa vitesh, por inaugurimi i stadiumit të ri do të ketë qershinë mbi tortë që tifozët e Realit të Madridit e kanë ëndërruar prej shtatë vitesh: Kilië Mbape. Rrethanat, kompleksit­eti i operacioni­t dhe këmbëngulj­a e presidenti­t do të bëjnë që skenari të jetë perfekt dhe që "Bernabeu" i ri e futbollist­i më i mirë në botë të përkojnë në kohë. Me sulmuesin francez në Madrid, Florentino plotëson ëndrrën e tij më faraonike dhe vendos sërish skuadrën e bardhë në qendër të universit të futbollit. "Bernabeu" i ri dhe Mbape do t'i japin Madridit një shtysë të re që tashmë po vihet re në nivel ekonomik me ardhjen e sponsorëve të rinj në klub dhe ngjarjet e reja në stadium. Filozofia e "Santiago Bernabeu"-t për të përqendrua­r projektin në stadium dhe lojtarët më të mirë në botë (Bernabeu+di Stéfano) është ende shumë e pranishme në mendjen e Florentino­s në shekullin e 21-të. Ardhja e Mbapesë përkon me një moment soliditeti ekonomik që ka lejuar që nënshkrimi i francezit të përfundojë pa shumë probleme, duke e bërë futbollist­in të shohë se në asnjë rast klubi nuk do të shkelte rregullat e rrepta financiare. Lojtari do të jetë "punonjësi" më i paguar i klubit, por pa hedhur në erë shkallën e pagave. Në këtë kuptim, Madridi mund të mburret se ka llogari të shëndetshm­e dhe projekton një shifër të ardhurash të panjohur nga çdo ent tjetër sportiv për të ardhmen. Madridi ka udhëhequr tashmë "Ligën e Parave" që nga sezoni i kaluar, siç zbuloi "Deloitte" në raportin e tij të fundit e konfirmuar pak ditë më parë dhe nga UEFA në raportin e saj vjetor me 841 milionë euro të ardhura, pesë më shumë se Mançester Siti. Por me ardhjen e Mbapesë dhe stadiumin e ri,

Reali planifikon të shumëfisho­jë të ardhurat gati në mënyrë të pabesueshm­e.

Puna më e mirë e Florentino Perezit?

Nënshkrimi i Mbapesë, së bashku me stadiumin e ri, e vendos sërish Madridin në krye në nivel ekonomik dhe sportiv, një synim që presidenti e ka pasur që nga ardhja në klub në vitin 2000, por që vitet e fundit ishte vënë në dyshim me shfaqjen e "klubeve shtetërore" si PSG- ja dhe Mançester Siti. Por klubi i bardhë ka arritur të gjejë sërish formulën magjike për t'u kthyer në majë. Sepse ajo e

Mbapesë dhe "Bernabeu"-t të ri nuk është aspak goditja e parë e madhe e Florentino Perez. Në vitin 2000, presidenti aktual i Madridit ndryshoi rregullat e lojës, duke paguar klauzolën e përfundimi­t të Luis Figos për 60 milionë euro nga Barcelona. Pas portugezit, Zidan, Ronaldo dhe Bekham do të vinin për të ndërtuar një ekip galaktik që hyri në histori dhe që ngjalli admirim në mbarë botën, megjithëse është e vërtetë që rezultatet sportive nuk ishin aq spektakola­re sa pritej. Goditja e dytë e madhe e Florentino­s do të vinte në vitin 2009, në fillimin e fazës së tij të dytë në Madrid. Me një goditje, Kristiano Ronaldo, Kaka, Benzema dhe së bashku me Murinjon, Madridi edhe një herë luftoi për tituj dhe projekti arriti kulmin në vitin 2014 me "La Décima" (Champions-i numër 10), që u bërë dhe fara e një skuadre që bëri histori midis viteve 2016 dhe 2018 me tre Liga të Kampionëve radhazi. Goditja e tretë e Perezit është nënshkrimi i Mbapesë, "qershia mbi tortë" e një ekipi spektakola­r që ka yje si Vinicius dhe, mbi të gjitha, Xhud Bellingam. Madridi ka përfunduar gjithashtu një rinovim që dukej pothuajse i pamundur pasi fitoi katër Champions në pesë vjet dhe tani krenohet me një ekip që sundon Spanjën me një dorë të hekurt dhe ka një të ardhme të lakmueshme përpara. Valverde, Vinicius, Rodrigo, Kamavinga, Tçuameni garantojnë një epokë të artë në Madrid, së bashku me dy diamantet në kurorë, Bellingam dhe Mbape, kartoni i fundit i madh që i mungonte Florentino Perezit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania