Panorama Sport (Albania)

Pep: T’i bëjmë presion Liverpulit, Siti akoma në garë

“Njerëzit presin gjithçka prej asaj që kemi fituar”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri

i Sitit karikon skuadrën përpara Brentfordi­t

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, shpreson që skuadra e tij t’i afrohet kreut të Premier Ligës sot në vetëm - 1 pikë, duke fituar ndeshjen e prapambetu­r me Brentfordi­n. Katalanasi, ngeci në javën e fundit në një barazim 11 me Çelsin, duke humbur shansin për t’u ngjitur në vendin e parë me një fitore sot në “Etihad”. Megjithatë, ai është i ndërgjegjs­hëm që “qytetarët” janë aty, një prej favoriteve për të fituar titullin e katërt radhazi kampion (për herë të parë në histori), ndërsa shton se kërcënimi kryesor për skuadrën e tij sot do të jetë padyshim sulmuesi i rikthyer i Brentfordi­t, Ivan Tonej: “Ai është shumë i rrezikshëm. Ai është një mjeshtër për të përdorur trupin e tij për topin e dytë, një finalizues i mirë, mund të kombinosh shumë mirë me të. Ai është një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë në këtë gjë. Disa javë më parë, në golin që ai na shënoi, ne nuk e mbrojtëm siç duhet, por ai e bëri shumë mirë. Ndeshjet kundër Brentfordi­t në të kaluarën kanë qenë gjithmonë shumë të vështira. Ata janë të jashtëzako­nshëm për mënyrën se si luajnë. Por kjo është një mundësi për të shkuar një pikë mbi Arsenalin në vendin e dytë dhe për të qenë më afër Liverpulit. Nuk e di nëse do të fitojmë Premier Ligën, por ne jemi ende atje dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë. Ne duhet të përmirësoh­emi, të fokusohemi dhe të jemi në garën për titull”.

PRESIONI - Pastaj edhe një koment për pritshmëri­të e njerëzve ndaj skuadrës së tij për të fituar gjithçka çdo sezon: “Njerëzit janë kërkues ndaj nesh, sepse ne jemi ekipi i vetëm që kemi arritur atë që kemi arritur. Ne duhet të jetojmë me këtë. Ne e dimë se sa e vështirë është.

Jeni ju që besoni se është e lehtë, jo ne. E kam pasur këtë përvojë në klubin tim të mëparshëm, veçanërish­t në Barcelonë. Është një nder. Ne e dimë se çfarë është dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Unë jam i pari që e kërkoj atë përsosmëri­në për 95 minuta, duke

e ditur se është e pamundur”. Pastaj edhe një përgjigje për presionin ndaj fituesve të tripletës: “A jemi nën presion? Jo. Ne kemi të njëjtin presion çdo ndeshje. 15 ndeshjet e fundit, ne fituam 13 dhe barazuam 2 dhe në ato që barazuam kishim të njëjtin presion për të fituar ndeshjen. Në përgjithës­i, ne ishim më shumë se të mirë kundër Çelsit, por unë i di standardet tona. Nuk është e lehtë t’i mbajmë ato për një kohë të gjatë, por ne e kemi bërë këtë. Nëse do të kishim fituar 3-0 kundër Çelsit, zjarri do të ishte i njëjtë për të fituar ndeshjen e radhës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania