Panorama Sport (Albania)

Siti, mjeshtër i përmbysjev­e në Premier Ligë

-

- Mançester Siti ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre në shtëpi kundër Brentfordi­t në të gjitha kompeticio­net, duke humbur dy të tjerat në dhjetor 1937 dhe pikërisht në këtë ndeshje sezonin e kaluar.

- “Bletët” mund të bëhen vetëm skuadra e dytë që fiton dy ndeshje radhazi jashtë në Premier Ligë kundër një skuadre të drejtuar nga Pep Guardiola, pasi Mançester Junajtid e bëri këtë në 201920 dhe 2020-21.

MANÇESTER SITI

- Mançester Siti është i pamposhtur në 47 ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë të luajtura të martën, të mërkurën ose të enjten, që prej humbjes 1-0 ndaj Totenhemit në maj 2010. “Qytetarët” kanë fituar 26 nga 27 ndeshjet e tyre të fundit, duke përfshirë 12 të fundit radhazi.

- Humbja e tyre e vetme në 37 ndeshjet e fundit të kampionati­t në shtëpi (30 fitore, 6 barazime) erdhi pikërisht në këtë ndeshje sezonin e kaluar, kur Brentfordi fitoi 2-1 në nëntor 2022.

- “Qytetarët” kanë barazuar katër nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionati­t në “Etihad”, duke fituar tri të tjerat. - Skuadra e Pep Guardiolës e ka parë veten në disavantaz­h në 11 nga 24 ndeshjet e tyre në Premier Ligë këtë sezon.

- Vetëm Liverpuli (19) ka fituar më shumë pikë pasi ka qenë në disavantaz­h në Premier Ligë këtë sezon, sesa 18 pikët e Sitit, që është rekordi i tyre më i mirë i përmbysjev­e që nga 1993-94 (20 pikë).

BRENTFORDI

- Numri i shtatë humbjeve të Brentfordi­t në 11 ndeshje të Premier Ligës në transfertë këtë sezon është i barabartë me totalin e tyre në të gjithë sezonin e kaluar.

- Skuadra e Tomas Frenkut ka humbur 10 nga 13 ndeshjet e fundit të kampionati­t, duke mos pësuar gol në vetëm një ndeshje dhe pësuar 29 gola në total këto ndeshje. Që nga ndeshja e parë e kësaj serie në nëntor, ata kanë humbur më shumë ndeshje në kampionat sesa çdo skuadër tjetër. - Sulmuesi anglez, Ivan Tonej, synon të bëhet sot lojtari i parë i Brentfordi­t, i cili shënon në tri ndeshje radhazi të Premier Ligës në transfertë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania