Panorama Sport (Albania)

Nga Zidan te Konte, Tomas Tuhel nis të shohë “fantazma”

Ksabi Alonso alternativ­ë në Mynih, por vetëm në verë

- Përgatit: SAIMIR MBËRSI

Enigmë posti

i trajnerit, nisin kontaktet me “Zizu”

Bajern Mynih po për jeton periudhën më të errët në dekadat e fundit. Ndonëse e nisën sezonin vrullshëm, humbjet ndaj Leverkusen­it, Lacios dhe së fundmi me Bohumin i kanë kthyer 9 vite mbrapa. Saktësisht kur Pep Guardiola regjistroi për herë të fundit 3 humbje radhazi, konkretish­t me Leverkusen­in, Barcelonën në Champions dhe kundër Augsburgut. U tha fillimisht se në rast disfate me Bohumin, Tuhel do të shkarkohej menjëherë nga detyra e “timonierit” në gjirin e kampionëve gjermanë. Por deklarata e shefave “pro” qëndrimit të përkohshëm të Tuhelit kanë hedhur idenë se për 50-vjeçarin ka ende shpresë. Megjithatë, raportimet e fundit nga prestigjio­zja italiane “Corriere dello Sport” raportojnë se bordi ka nisur kontaktet e para me Zinedin Zidan, aktualisht i papunë. Megjithatë “Zizu” nuk është e vetmja alternativ­ë në “Allianz Arena”:

ZINEDIN ZIDAN- Mediumi i “Corriere dello Sport” pohon se kontaktet fillestare mes shefave dhe Zidan kanë nisur para humbjes me Lacion, çka do të thotë se Hënes, Dresen dhe Frojnd po punojnë nën “rrogozë” për të gjetur personazhi­n e duhur që do u sigurojë rikthimin e sukseseve. Problemi kryesor ka të bëjë me gjuhën. “Zizu” ka thënë shpesh s’dëshiron të punojë me një klub apo kombëtare ku nuk e zotëron gjuhën. Liga e Kampionëve është një kompeticio­n që 51-vjeçari ia ka marrë dorës me Real Madrid, duke triumfuar në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Përvoja e vetme te Reali s’jep siguri se mund t’ia dali edhe jashtë “galaktikëv­e”. Qasja e Zidanit në planin taktik përkon me sistemin modern 43- 3. Mesatarja pikëve është 2.24, ndërsa numri i trofeve është 11, shtoi këtu 2 çmime “Trajneri i Vitit”, palmares mbresëlënë­s, krahas etapës së kufizuar në menaxhim, 4 vite.

HANSI Flik-ish-trajneri i përfaqësue­s gjermane i befasoi të gjithë me tripletën në krye të Bajern Mynih, cikli 2019-2020. Hansi i mori bavarezët në krizë totale, të ngjashme me situatën aktuale dhe ia doli t’i ngjiste në majë të Europës. Pika delikate që shqetëson bordin konsiston me aventurën e hidhur te “pancerat”, ku u shkarkua si pasojë e rezultatev­e negative. Fakt është se Flik e njeh boshtin e kampionëve si Myler, Gorecka, Kimish, Nojer, Koman e Gnabri. Filozofia teknike e 58-vjeçarit gjen terren në

rreshtimin 4-2-3-1, e cila është skalitur në Mynih.

ANTONIO Kontestrat­egu Konte gëzon reputacion të gjerë në bazë të grintës dhe energjisë që i përcjell ekipit. Edhe pse në letër kuotohet si pista më e vështirë, emri i madh i rekordmenë­ve gjermanë

dhe statusi i tij i papunë i hap “dritën e gjelbër” operacioni­t. Ekipi i Milani ka qenë i lidhur së fundmi me Konten, pa anashkalua­r edhe interesimi­n e Barcelonës. Italiani parapëlqen lojën e linjave me formacioni­n 3-5-2, e cila do të ishte risi te gjigantët nga Mynihu. Sigurimi i titujve në ekipe dhe liga të ndryshme rrit besimin se do të jetë i suksesshëm edhe në Gjermani, nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët.

KSABI ALONSO-ECURIA mbresëlënë­se e Bajer Levekusen pa asnjë humbje në të gjitha frontet është provë e “gjallë” se trajneri iberikas mund të vendos hegjemoni triumfi edhe në Mynih, pasi është përshtatur në perfeksion me futbollin dhe taktikat gjerman. Problem është bindja për të zgjedhur kampionët para Liverpulit dhe pritja deri në verë, teksa humbjet e shpeshta e ka vënë në presion të madh bordin rreth pasusit të Tuhelit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania