Panorama Sport (Albania)

Geralb Smajli: Vllaznia i mposht bardheblut­ë

- ADMIR URUÇI

Geralb Smajli, mbrojtë si i djathtë i ekipit ku qeblu, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Dinamos. Ai, në një intervistë për "Panorama Sport", e ka quajtur si një trepikësh shumë deçiziv, që i ka dhënë një frymëmarrj­e dhe optimizëm më shumë skuadrës për të arritur katërshen e parë. Futbollist­i ka besim se ekipi do të arrijë një fitore në përballjen e së shtunës. Ndërkohë, shprehet ende i matur për të thënë nëse Vllaznia, pas asaj fitoreje me Dinamon dhe shkëputjes së krijuar me vendin e 4-rt dhe të 5- të, është pa diskutim në katërshen e parë.

Një fitore me shumë vlera ajo kundër Dinamos, apo jo?

Po, është shumë e vërtetë që është një fitore me shumë vlera, por ekipi ishte vlerësuar këtë sfidë dhe prandaj rezultati foli për ne. Ja bëmë "hyzmetin" deri në fund që të arrinim këtë trepikësh.

Një fitore që ju afron shumë me një vend në katërshe?

Një fitore që na bën që të punojmë më të qetë dhe të fokusohemi te ndeshja rrallës. Ka shumë takime për të qenë të qetë për në katërshe.

Cila tani është skuadra që duhet t'i "trembeni" më shumë?

Të them të drejtën, të gjitha ekipet kanë vështirësi­të e veta, por ne gjitha skuadrat i vlerësojmë njëlloj. Të gjitha janë të forta dhe këtë po e tregon edhe vetë ky kampionat.

Dhjetë rezultate pozitive në kampionat tregojnë se te Vllaznia ka një ndryshim rrënjësor, çfarë ka ndryshuar stafi në total te ju?

Fillimi i sezonit ishte i vështirë për ne, sepse kishim shumë dëmtime, por edhe me ardhjen e stafit të ri është fituar një qetësi në ekipit dhe po marrim atë që meritojmë.

Premio ishte një motiv më shumë te këto rezultate, apo jo?

Po kemi pasur premio dhe e falënderoj­më presidenti­n që po na qëndron afër, sepse kjo është një stimul i vogël, por shumë domethënës për ekipin.

Të shtunën kundër Tiranës, do të kërkohet fitorja e radhës, apo edhe një pikë mund të jetë pozitive në këto momente?

Ne çdo ndeshje e përgatisim që të japim maksimumin. Në futboll janë të tri rezultate në lojë. Ne në këtë ndeshje do të futemi si gjitha ndeshjet e tjera, vetëm për tre pikë. Loja do të tregojë nëse do ta meritojmë një gjë të tillë.

Si e shihni këtë përballje?

Është një përballje direkte me një ekip që kërkon të arrijë

"Final 4", dhe e shikoj të vështirë. Mendoj se nuk ka shumë vend edhe për mbivlerësi­m të kundërshta­rit. Po ashtu dhe ne jemi të fokusuar dhe do të japim 100% tonë për të arritur rezultat pozitiv.

Apeli juaj për tifozërinë, pasi në të tilla takime tifozët

kanë treguar se janë thelbësorë?

Kjo është një ndeshje e veçantë dhe për tifozët tanë. Ne i bëjmë thirrje që të jenë sa më të shumtë, që të na mbështesin ne, sepse vetëm me ata mund të arrijmë atë që dëshirojmë.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Tirana-vllaznia 0-1
Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Tirana-vllaznia 0-1
 ?? ?? Geralb Smajli, mbrojtësi 21-vjeçar i Vllaznisë
Geralb Smajli, mbrojtësi 21-vjeçar i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania