Panorama Sport (Albania)

Shkurti muaj me halle, Ndreca bën “gropë” krahun e majtë

-

Muaji shkurt rezultoi aspak pozitiv për Egnatian, e cila mundi të grumbulloj­ë vetëm 3 pikë nga 12 të mundshmet. Tri barazime, një humbje dhe asnjë fitore, rezultate që e kanë futur klubin rrogozhina­s në një krizë rezultates­h, teksa distanca me vendin e dytë është gjashtë pikë. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova në 360 minuta ka shënuar vetëm dy gola duke pësuar tri herë, ndonëse ka luajtur me dy ekipe si Vllaznia dhe Partizani. Bardhejesh­ilët nesër në "Arena Egnatia" presin Dinamon, një ekip që vjen pas disfatës me Vllazninë, por që në tërësi ka bërë mirë në këtë vit të kalendarik. Në dy takimet e mëparshme Egnatia ia ka dalë të grumbulloj­ë 6 pikë me një golavarazh 5-1, edhe pse këtë herë llogaritë janë të hapura për të dyja ekipet.

MUNGESAT - Trajneri Tetova do të vuajë mungesën e Gjatës, Leminës, Ndrecës dhe Aleksit kundër Dinamos. Dy të parët vuajnë dëmtime, ndërsa Ndreca dhe Aleksi janë jashtë për shkak kartonësh. Egnatia i gëzohet faktit që nuk është mposhtur asnjëherë në shtëpi nga Dinamo dhe se ka patur këtë javë 24 orë më shumë kohë për tu përgatitur për këtë duel interesant.

RRESHTIMI - Me interes pritet të shihet sesi do të vendosen në fushë kryesuesit e Superligës, pasi në javët e fundit ka pasur disa module të aplikuar nga tekniku Tetova. Me shumë gjasa pritet të rikthehet titullar Renato Malota, i cili kundër Teutës nuk luajti asnjë minutë. Pas paraqitjes pozitive të një jave më parë të Rezart Ramës të shumta janë mundësitë që mbrojtësi i djathtë të startojë nga minuta e parë. Në balotazh për një fanellë titullari janë Xhemajli dhe Dylis, me këtë të fundit më i avantazhua­r për të startuar në qendër të mbrojtjes. Mbetet të shihet sesi rrogozhina­sit do të menaxhojnë mungesën e Edison Ndrecës, pasi ai është i vetmi mbrojtës i majtë në dispozicio­n të Tetovës. Në merkaton e janarit Musta dhe Memolla u larguan, duke i mundësuar Ndrecës minutazh të bollshëm dhe ky i fundit besimin e dhënë e ka justifikua­r me gola dhe asiste. Në mesfushë Fernando dhe Zejnullai do të kenë partner Melih Ibrahimogl­u. Juba Drame, edhe pse nuk është plotësisht gati fizikisht, i duhet minutazh në këmbët e tij për të rifituar formën sportive. Sebastjan Spahiu do të rikthehet titullar në të djathtë të sulmit, teksa Montenegro pritet të udhëheqë sërish majën e sulmit, kjo edhe për shkak të mungesës së Mario Gjatës.

SHIFRAT - Egnatia, jo vetëm kryeson tabelën e klasifikim­it me 49 pikë, 6 më shumë sesa Vllaznia e vendit të dytë, por ka aktualisht edhe golavarazh­in më të mirë me 17 gola plus. Rrogozhina­sit kanë së bashku me Tiranën sulmin më të mirë të kampionati­t me 43 gola të shënuar në 25 javë të luajtura. Rrogozhina­sit kanë pësuar 26 gola, me një mesatare prej një goli për ndeshje. Të premten Egnatia do të mundohet të nis muajin e ri pozitivish­t, me qëllim për t'u rikthyer te fitorja, e cila mungon prej 28 janarit. ISA HALILI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania