Panorama Sport (Albania)

Mbarak “ngrin” Kukësin, Rashiti pritet titullar të premten

Mauritanez­i pëson tërheqje muskulore, disa javë jashtë

-

Kukësi është duke vijuar përgatitje­t në kuadër të ndeshjes me Partizanin këtë fundjavë, me shpresën se do të rikthehen te rezultatet pozitive. Situata nuk është aspak e mirë, pasi blutë prej muajsh, nuk po provojnë shijen e fitores, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në vendin e fundit në renditje. Gjithsesi, për aq kohë sa në lojë do t’i mbajë matematika dhe për më tepër që janë ende shumë ndeshje deri në fund, në Kukës nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Për këtë arsye, edhe pse përballë do të jenë kampionët në fuqi, objektiv do të jetë marrja e tri pikëve.

MBARAK – Sikur të mos i mjaftonte gjendja jo e mirë në aspektin psikologji­k, në Kukës duhet të bëjnë llogaritë edhe me dëmtimet dhe kontingjen­tin që do të kenë në dispozicio­n. Së fundmi, Bledar Devolli do të jetë i privuar nga mungesa e mesfushori­t Abdou Mbarak. Mauritanez­i ka pësuar një tërheqje në stërvitje dhe gjasat janë që të mungojë disa javë, duke ia shtuar edhe më shumë hallet teknikut gjirokastr­it. Në fakt, 24-vjeçari këtë sezon ka vuajtur shumë nga lëndimet

dhe vetëm para dy ndeshjesh u rikthye të luante sërish me Kukësin. Por është i detyruar të bëjë disa ndeshje të tjera “stop”, me Devollin, që duhet të mendojë menjëherë edhe për zëvendësue­sin e tij. Në tërësi Kukësi ka pasur probleme me dëmtimet këtë sezon, teksa thuajse për asnjë moment nuk ka qenë me kontingjen­tin e plotë, duke sjellë më pas edhe probleme në marrjen e rezultatev­e.

RASHITI – Para Partizanit vijnë edhe lajme të mira nga infermieri­a blu, sepse gjasat janë që ta kenë të gatshëm plotësisht sulmuesin kryesor, Atdhe Rashiti. Ky i fundit ka

qenë gjithashtu një nga lojtarët më të pafat sa i përket lëndimeve, por duket se është rikuperuar dhe është vënë nën urdhrat e Devollit me kohë të plotë. Në ndeshjen me Erzenin ai u preferua disa minuta në lojë, por me Partizanin hedh kandidatur­ën për ta nisur titullar. Tani më shumë se kurrë verilindor­ët kanë nevojë për shërbimet e tij, pasi konsideroh­et si një nga lojtarët më të rëndësishë­m dhe më me shumë potencial në këtë skuadër. 24-vjeçari luan sezonin e dytë te blutë, pas mbërritjes vitin e kaluar në futbollin shqiptar. VLADIMIR MEMA

 ?? ?? Atdhe Rashiti
Atdhe Rashiti
 ?? ?? Abdou Mbarak
Abdou Mbarak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania