Panorama Sport (Albania)

Derbi për mbijetesë, Marzuk është dyshimi i vetëm tek Erzeni

Sulmuesi nga Maroku u dëmtua para ndeshjes me Kukësin

-

Erzeni luan të shtunën derbin kundër Teutës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ora 17:00. Kjo ndeshje vjen në një moment të mirë për shijakasit, të cilët u rikthyen te fitorja në kampionat, duke mundur në transfertë Kukësin me shifrat 2-1. Një lajm i mirë për trajnerin Skerdi Bejzade është fakti që këtë herë do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicio­n. I vetmi titullar në dyshim është sulmuesi maroken, Junes Bnou Marzuk. Ky i fundit u dëmtua gjatë nxehjes para ndeshjes kundër Kukësit, duke prishur planet për formacioni­n. Bejzade u detyrua të aktivizont­e nga minuta e parë Redon Mihanën, i cili vjen pas një dëmtimi disa javor dhe nuk është ende në 100 % të gjendjes së tij. Megjithatë, deri të shtunën shpresohet se Marzuk do të jetë i gatshëm. Ai është sulmuesi kryesor i shijakasve, teksa iu bashkua skuadrës në muajin janar, ndërsa ka arritur të shënojë vetëm një gol deri më tani. Ndërkohë, rikthime të rëndësishm­e për stafin teknik në derbin me durrsakët janë qendërmbro­jtësi Nehar Sadiki dhe mesfushori Donald Mëllugja, të cilët kanë shlyer pezullimin për kartonë. Gjithashtu, pjesë e grupit në stërvitje është bërë edhe argjentina­si Rodrigo Migone, i cili prej dy javësh mungonte për shkak dëmtimi. Mesfushori me tipare sulmuese, do të jetë në dispozicio­n, duke shtuar edhe më shumë rivaliteti­n për formacioni­n. Bejzade ka bërë shpesh rrotacion në mesfushë, me braziliani­n Andrei Alba që ka përfunduar në stol, duke u preferuar më shumë si zëvendësue­s. Shijakasit kanë kujtime të mira në dy fazat e para kundër Teutës, pasi kanë arritur të fitojnë një herë me gol të Kacbufit, ndërsa në fazën e dytë në Rrogozhinë ndeshja është mbyllur në barazim pa gola. Të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë. ERALD DERVISHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania